Check out the new design

Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa * - Indise ng mga Salin


Salin ng mga Kahulugan Surah: An-Nisā’   Ayah:
وَإِنِ ٱمۡرَأَةٌ خَافَتۡ مِنۢ بَعۡلِهَا نُشُوزًا أَوۡ إِعۡرَاضٗا فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡهِمَآ أَن يُصۡلِحَا بَيۡنَهُمَا صُلۡحٗاۚ وَٱلصُّلۡحُ خَيۡرٞۗ وَأُحۡضِرَتِ ٱلۡأَنفُسُ ٱلشُّحَّۚ وَإِن تُحۡسِنُواْ وَتَتَّقُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٗا
Nëse një grua ka frikë nga përbuzja ose shmangia e burrit të saj, nuk ka mëkat për ata të dy të bëjnë ndonjë marrëveshje mes tyre, e marrëveshja është më e mirë (sesa ndarja). Shpirtrat janë të prirë nga lakmia, por, nëse silleni mirë dhe ruheni, pa dyshim, Allahu e di mirë çfarë veproni.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَلَن تَسۡتَطِيعُوٓاْ أَن تَعۡدِلُواْ بَيۡنَ ٱلنِّسَآءِ وَلَوۡ حَرَصۡتُمۡۖ فَلَا تَمِيلُواْ كُلَّ ٱلۡمَيۡلِ فَتَذَرُوهَا كَٱلۡمُعَلَّقَةِۚ وَإِن تُصۡلِحُواْ وَتَتَّقُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ غَفُورٗا رَّحِيمٗا
Nuk do të mund të jeni të drejtë ndaj grave tuaja (në dashuri), edhe nëse përpiqeni, por mos anoni tërësisht vetëm nga njëra e ta lini tjetrën si të varur. Në qoftë se përmirësoni dhe ruheni, atëherë sigurisht që Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَإِن يَتَفَرَّقَا يُغۡنِ ٱللَّهُ كُلّٗا مِّن سَعَتِهِۦۚ وَكَانَ ٱللَّهُ وَٰسِعًا حَكِيمٗا
Nëse ata ndahen, Allahu e bën të pavarur çdonjërin nga ata me begatinë e Tij. Allahu është Bujar, i Urtë.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۗ وَلَقَدۡ وَصَّيۡنَا ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ مِن قَبۡلِكُمۡ وَإِيَّاكُمۡ أَنِ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ وَإِن تَكۡفُرُواْ فَإِنَّ لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَنِيًّا حَمِيدٗا
E Allahut është gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Ne i kemi porositur ata që u është dhënë Libri para jush dhe ju: "Ta keni frikë Allahun!" Nëse mohoni, ta dini se Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Allahu është i Panevojë, i Lavdëruar.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلًا
Allahut i takon gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Mjafton Allahu si Mbikëqyrës.
Ang mga Tafsir na Arabe:
إِن يَشَأۡ يُذۡهِبۡكُمۡ أَيُّهَا ٱلنَّاسُ وَيَأۡتِ بِـَٔاخَرِينَۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ ذَٰلِكَ قَدِيرٗا
Nëse do, Ai ju shkatërron ju, o njerëz, dhe sjell të tjerë. Allahu është i Plotfuqishëm për të bërë këtë.
Ang mga Tafsir na Arabe:
مَّن كَانَ يُرِيدُ ثَوَابَ ٱلدُّنۡيَا فَعِندَ ٱللَّهِ ثَوَابُ ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ سَمِيعَۢا بَصِيرٗا
Kushdo që e synon shpërblimin e kësaj bote, le ta dijë se tek Allahu është shpërblimi i kësaj bote dhe i botës tjetër. Allahu dëgjon dhe sheh çdo gjë.
Ang mga Tafsir na Arabe:
 
Salin ng mga Kahulugan Surah: An-Nisā’
Indise ng mga Surah Numero ng Pahina
 
Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa - Indise ng mga Salin

Isinalin ito ng isang pangkat ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin sa pakikipagtulungan ng Samahan ng Da‘wah sa Rabwah at Samahan ng Paglilingkod sa Nilalamang Islāmiko sa mga Wika.

Isara