Check out the new design

Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa * - Indise ng mga Salin


Salin ng mga Kahulugan Surah: Al-Jāthiyah   Ayah:
قُل لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ يَغۡفِرُواْ لِلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ أَيَّامَ ٱللَّهِ لِيَجۡزِيَ قَوۡمَۢا بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ
Thuaju atyre që besojnë le t'i falin ata që nuk shpresojnë në ditët e Allahut, sepse Ai do të shpërblejë çdo popull sipas punës që ka bërë.
Ang mga Tafsir na Arabe:
مَنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا فَلِنَفۡسِهِۦۖ وَمَنۡ أَسَآءَ فَعَلَيۡهَاۖ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُمۡ تُرۡجَعُونَ
Kush bën mirë, e ka për vete, e kush bën keq, i bën dëm vetes. Pastaj, te Zoti juaj do të ktheheni.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡحُكۡمَ وَٱلنُّبُوَّةَ وَرَزَقۡنَٰهُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَفَضَّلۡنَٰهُمۡ عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ
Ne u dhamë bijve të Israilit Librin, urtësinë dhe profecinë, i begatuam me të mira dhe i ngritëm mbi të gjithë njerëzit (e asaj kohe).
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَءَاتَيۡنَٰهُم بَيِّنَٰتٖ مِّنَ ٱلۡأَمۡرِۖ فَمَا ٱخۡتَلَفُوٓاْ إِلَّا مِنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَهُمُ ٱلۡعِلۡمُ بَغۡيَۢا بَيۡنَهُمۡۚ إِنَّ رَبَّكَ يَقۡضِي بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُواْ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ
Gjithashtu, Ne u dhamë atyre prova të qarta lidhur me çështjen (e fesë), por ata ranë në kundërshti vetëm pasi u erdhi dituria, nga zilia që kishin mes vete. S'ka dyshim se Zoti yt do të gjykojë ndërmjet tyre në Ditën e Kiametit për gjërat që kundërshtoheshin.
Ang mga Tafsir na Arabe:
ثُمَّ جَعَلۡنَٰكَ عَلَىٰ شَرِيعَةٖ مِّنَ ٱلۡأَمۡرِ فَٱتَّبِعۡهَا وَلَا تَتَّبِعۡ أَهۡوَآءَ ٱلَّذِينَ لَا يَعۡلَمُونَ
E Ne të vumë ty në rrugën e drejtë të fesë, prandaj, ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë!
Ang mga Tafsir na Arabe:
إِنَّهُمۡ لَن يُغۡنُواْ عَنكَ مِنَ ٱللَّهِ شَيۡـٔٗاۚ وَإِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ بَعۡضُهُمۡ أَوۡلِيَآءُ بَعۡضٖۖ وَٱللَّهُ وَلِيُّ ٱلۡمُتَّقِينَ
Në të vërtetë, ata nuk mund të të ndihmojnë asgjë kundrejt Allahut. S'ka dyshim se keqbërësit janë miq të njëri-tjetrit, kurse Allahu është Mbrojtësi i të devotshmëve.
Ang mga Tafsir na Arabe:
هَٰذَا بَصَٰٓئِرُ لِلنَّاسِ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٞ لِّقَوۡمٖ يُوقِنُونَ
Ky (Kuran) është provë e qartë për njerëzit dhe udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë bindshëm.
Ang mga Tafsir na Arabe:
أَمۡ حَسِبَ ٱلَّذِينَ ٱجۡتَرَحُواْ ٱلسَّيِّـَٔاتِ أَن نَّجۡعَلَهُمۡ كَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ سَوَآءٗ مَّحۡيَاهُمۡ وَمَمَاتُهُمۡۚ سَآءَ مَا يَحۡكُمُونَ
A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija se do t'i trajtojmë njëjtë si ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, në jetën e tyre dhe pas vdekjes? Sa keq që gjykojnë!
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَخَلَقَ ٱللَّهُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّ وَلِتُجۡزَىٰ كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا كَسَبَتۡ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ
Allahu krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi e me qëllim që çdo njeri të shpërblehet për atë që ka punuar, ndërkohë atyre nuk do t'u bëhet padrejtësi.
Ang mga Tafsir na Arabe:
 
Salin ng mga Kahulugan Surah: Al-Jāthiyah
Indise ng mga Surah Numero ng Pahina
 
Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa - Indise ng mga Salin

Isinalin ito ng isang pangkat ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin sa pakikipagtulungan ng Samahan ng Da‘wah sa Rabwah at Samahan ng Paglilingkod sa Nilalamang Islāmiko sa mga Wika.

Isara