Check out the new design

Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa * - Indise ng mga Salin


Salin ng mga Kahulugan Surah: Al-An‘ām   Ayah:
ذَٰلِكَ أَن لَّمۡ يَكُن رَّبُّكَ مُهۡلِكَ ٱلۡقُرَىٰ بِظُلۡمٖ وَأَهۡلُهَا غَٰفِلُونَ
Kjo është kështu, sepse Zoti yt nuk shkatërron asnjë vend për shkak të padrejtësive të bëra, pa i paralajmëruar banorët e tij.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَلِكُلّٖ دَرَجَٰتٞ مِّمَّا عَمِلُواْۚ وَمَا رَبُّكَ بِغَٰفِلٍ عَمَّا يَعۡمَلُونَ
Secili do të ketë shkallën sipas veprave që ka bërë, sepse Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj asaj që bëjnë ata.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَرَبُّكَ ٱلۡغَنِيُّ ذُو ٱلرَّحۡمَةِۚ إِن يَشَأۡ يُذۡهِبۡكُمۡ وَيَسۡتَخۡلِفۡ مِنۢ بَعۡدِكُم مَّا يَشَآءُ كَمَآ أَنشَأَكُم مِّن ذُرِّيَّةِ قَوۡمٍ ءَاخَرِينَ
Zoti yt është i Vetëmjaftueshmi, Zotëruesi i mëshirës. Nëse do, Ai mund t'ju zhdukë dhe të sjellë pas jush kë të dojë, ashtu siç ju krijoi nga pasardhësit e popujve të tjerë.
Ang mga Tafsir na Arabe:
إِنَّ مَا تُوعَدُونَ لَأٓتٖۖ وَمَآ أَنتُم بِمُعۡجِزِينَ
Vërtet, ajo që ju është premtuar do të vijë patjetër e ju nuk do të mund t'i shpëtoni asaj.
Ang mga Tafsir na Arabe:
قُلۡ يَٰقَوۡمِ ٱعۡمَلُواْ عَلَىٰ مَكَانَتِكُمۡ إِنِّي عَامِلٞۖ فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ مَن تَكُونُ لَهُۥ عَٰقِبَةُ ٱلدَّارِۚ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلظَّٰلِمُونَ
Thuaj: "O populli im! Vazhdoni ju të bëni atë që jeni duke bërë, e unë po e bëj timen. Së shpejti do ta merrni vesh se kujt do t'i takojë fundi i mirë. Me të vërtetë, keqbërësit nuk do të gjejnë shpëtim."
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَجَعَلُواْ لِلَّهِ مِمَّا ذَرَأَ مِنَ ٱلۡحَرۡثِ وَٱلۡأَنۡعَٰمِ نَصِيبٗا فَقَالُواْ هَٰذَا لِلَّهِ بِزَعۡمِهِمۡ وَهَٰذَا لِشُرَكَآئِنَاۖ فَمَا كَانَ لِشُرَكَآئِهِمۡ فَلَا يَصِلُ إِلَى ٱللَّهِۖ وَمَا كَانَ لِلَّهِ فَهُوَ يَصِلُ إِلَىٰ شُرَكَآئِهِمۡۗ سَآءَ مَا يَحۡكُمُونَ
Ata kanë caktuar për Allahun një pjesë nga drithi dhe kafshët shtëpiake që Ai i krijoi, duke thënë: "Kjo është për Allahun", - siç pandehin ata, - "ndërsa kjo është për idhujt tanë." Mirëpo pjesa e caktuar për idhujt e tyre nuk arrin tek Allahu, kurse ajo që është caktuar për Allahun arrin tek idhujt e tyre. Sa i shëmtuar që është gjykimi i tyre!
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَكَذَٰلِكَ زَيَّنَ لِكَثِيرٖ مِّنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ قَتۡلَ أَوۡلَٰدِهِمۡ شُرَكَآؤُهُمۡ لِيُرۡدُوهُمۡ وَلِيَلۡبِسُواْ عَلَيۡهِمۡ دِينَهُمۡۖ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَا فَعَلُوهُۖ فَذَرۡهُمۡ وَمَا يَفۡتَرُونَ
Po kështu, shumë idhujtarëve bashkëpunëtorët e tyre ua hijeshuan vrasjen e fëmijëve të tyre për t'i shkatërruar dhe për t'ua ngatërruar fenë. Po të kishte dashur Allahu, ata nuk do ta kishin bërë këtë. Prandaj, lërini ata dhe trillimet e tyre.
Ang mga Tafsir na Arabe:
 
Salin ng mga Kahulugan Surah: Al-An‘ām
Indise ng mga Surah Numero ng Pahina
 
Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa - Indise ng mga Salin

Isinalin ito ng isang pangkat ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin sa pakikipagtulungan ng Samahan ng Da‘wah sa Rabwah at Samahan ng Paglilingkod sa Nilalamang Islāmiko sa mga Wika.

Isara