Bản dịch ý nghĩa nội dung Qur'an - Dịch thuật tiếng Albania - Hassan Nahi * - Mục lục các bản dịch

XML CSV Excel API
Please review the Terms and Policies

Ý nghĩa nội dung Câu: (5) Chương: Chương Al-Anfal
كَمَآ أَخۡرَجَكَ رَبُّكَ مِنۢ بَيۡتِكَ بِٱلۡحَقِّ وَإِنَّ فَرِيقٗا مِّنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ لَكَٰرِهُونَ
Zoti yt të nxori nga shtëpia jote (për të luftuar) për të Vërtetën edhe pse kjo nuk i pëlqeu një grupi prej besimtarëve.[116]
[116] Vargu bën fjalë për betejën e Bedrit (2 H / 624). Pasi kishin mërguar në Medinë për shkak të persekutimit që pësuan në Mekë, myslimanët kishin krijuar atje një bashkësi të re besimtarësh. Në vitin e dytë të këtij mërgimi, Profeti Muhamed (a.s.) vendosi të sulmonte një karvan tregtar të Mekës që po kthehej nga Siria, në mënyrë që të kompensonte pasuritë që paria e Mekës ua kishte konfiskuar myslimanëve mekas që kishin mërguar në Medinë. Për këtë arsye, ai përgatiti një ushtri të vogël prej 300 vetash. Ndërkohë, karvanit i erdhi lajmi për sulmin që e priste, prandaj ndërroi rrugë, ndërsa nga Meka u nis një ushtri prej një mijë vetash e pajisur mirë ushtarakisht në mbrojtje të karvanit. Atëherë, myslimanët ishin në mëdyshje, a të ndiqnin karvanin apo të prisnin ushtrinë mekase? Në këtë varg, Allahu bën të ditur se Ai e nxori Profetin (a.s.) nga shtëpia e tij, për të luftuar për të Vërtetën, pra, për çështjen e Allahut dhe jo për të sulmuar karvanin edhe pse kjo gjë mund të mos u pëlqente disa besimtarëve. Ata parapëlqenin të luftonin kundër një karvani me pak luftëtarë, sesa të luftonin kundër një ushtrie të pajisur më mirë dhe trefish më të madhe në numër. Megjithatë, me ndihmën e Allahut të Madhëruar, i cili dërgoi në përkrahje të ushtrisë myslimane një ushtri me engjëj, myslimanët korrën një fitore të shkëlqyer ndaj ushtrisë pagane, duke shfaqur shembuj të lartë heroizmi në këtë betejë.
Các Tafsir tiếng Ả-rập:
 
Ý nghĩa nội dung Câu: (5) Chương: Chương Al-Anfal
Mục lục các chương Kinh Số trang
 
Bản dịch ý nghĩa nội dung Qur'an - Dịch thuật tiếng Albania - Hassan Nahi - Mục lục các bản dịch

Bản dịch ý nghĩa nội dung Kinh Qur'an bằng tiếng Albania, dịch thuật bởi Hassan Nahi, được xuất bản bởi Viện Tư tưởng và Văn minh Islam Albania vào năm 2006.

Đóng lại