Check out the new design

《古兰经》译解 - 阿尔巴尼亚语翻译-拉瓦德翻译中心-正在进行 * - 译解目录


含义的翻译 章: 拜格勒   段:
ٱلَّذِينَ ءَاتَيۡنَٰهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ يَعۡرِفُونَهُۥ كَمَا يَعۡرِفُونَ أَبۡنَآءَهُمۡۖ وَإِنَّ فَرِيقٗا مِّنۡهُمۡ لَيَكۡتُمُونَ ٱلۡحَقَّ وَهُمۡ يَعۡلَمُونَ
Ata që ua kemi dhënë Librin e njohin atë siç i njohin bijtë e tyre. Mirëpo, një pjesë e tyre e fshehin të vërtetën, duke e ditur mirëfilli.
阿拉伯语经注:
ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكَ فَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمُمۡتَرِينَ
Kjo është e vërteta nga Zoti yt, kështu që kurrsesi mos u bëj nga ata që dyshojnë.
阿拉伯语经注:
وَلِكُلّٖ وِجۡهَةٌ هُوَ مُوَلِّيهَاۖ فَٱسۡتَبِقُواْ ٱلۡخَيۡرَٰتِۚ أَيۡنَ مَا تَكُونُواْ يَأۡتِ بِكُمُ ٱللَّهُ جَمِيعًاۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ
Gjithsecili ka një drejtim nga i cili kthehet. Prandaj, garoni në punë të mira, sepse, kudo që të jeni, Allahu do t'ju tubojë. Vërtet Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
阿拉伯语经注:
وَمِنۡ حَيۡثُ خَرَجۡتَ فَوَلِّ وَجۡهَكَ شَطۡرَ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِۖ وَإِنَّهُۥ لَلۡحَقُّ مِن رَّبِّكَۗ وَمَا ٱللَّهُ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُونَ
Ngado që të dalësh, ktheje fytyrën tënde drejt Xhamisë së Shenjtë (kur dëshiron të falesh), sepse pa dyshim që kjo është e vërteta nga Zoti yt. Allahu nuk është i shkujdesur ndaj asaj që veproni.
阿拉伯语经注:
وَمِنۡ حَيۡثُ خَرَجۡتَ فَوَلِّ وَجۡهَكَ شَطۡرَ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِۚ وَحَيۡثُ مَا كُنتُمۡ فَوَلُّواْ وُجُوهَكُمۡ شَطۡرَهُۥ لِئَلَّا يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَيۡكُمۡ حُجَّةٌ إِلَّا ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنۡهُمۡ فَلَا تَخۡشَوۡهُمۡ وَٱخۡشَوۡنِي وَلِأُتِمَّ نِعۡمَتِي عَلَيۡكُمۡ وَلَعَلَّكُمۡ تَهۡتَدُونَ
Ngado që të shkosh, ktheje fytyrën tënde drejt Xhamisë së Shenjtë, madje kudo që gjendeni ktheni fytyrat tuaja në atë drejtim, në mënyrë që njerëzit të mos kenë dëshmi kundër jush, përveç keqbërësve nga radhët e tyre, ama ju mos kini frikë prej tyre, por frikësohuni prej Meje, si dhe (këtë e bëra) që të plotësoj dhuntinë Time ndaj jush dhe që të përudheni në rrugën e drejtë.
阿拉伯语经注:
كَمَآ أَرۡسَلۡنَا فِيكُمۡ رَسُولٗا مِّنكُمۡ يَتۡلُواْ عَلَيۡكُمۡ ءَايَٰتِنَا وَيُزَكِّيكُمۡ وَيُعَلِّمُكُمُ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡحِكۡمَةَ وَيُعَلِّمُكُم مَّا لَمۡ تَكُونُواْ تَعۡلَمُونَ
Po ashtu, dërguam te ju një të dërguar nga mesi juaj, i cili jua lexon ajetet (shpalljet) Tona, ju pastron (nga gjynahet), jua mëson Librin e Urtësinë dhe jua mëson ato që nuk i dinit.
阿拉伯语经注:
فَٱذۡكُرُونِيٓ أَذۡكُرۡكُمۡ وَٱشۡكُرُواْ لِي وَلَا تَكۡفُرُونِ
Prandaj, më kujtoni Mua, që Unë t'ju kujtoj ju, si dhe më falënderoni e mos më mohoni!
阿拉伯语经注:
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱسۡتَعِينُواْ بِٱلصَّبۡرِ وَٱلصَّلَوٰةِۚ إِنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلصَّٰبِرِينَ
O besimtarë! Kërkoni ndihmë përmes durimit e namazit, sepse, pa dyshim, Allahu është me durimtarët!
阿拉伯语经注:
 
含义的翻译 章: 拜格勒
章节目录 页码
 
《古兰经》译解 - 阿尔巴尼亚语翻译-拉瓦德翻译中心-正在进行 - 译解目录

由拉瓦德翻译中心团队与拉布瓦 الدعوة协会和伊斯兰内容服务协会合作翻译。

关闭