Check out the new design

《古兰经》译解 - 阿尔巴尼亚语翻译-拉瓦德翻译中心-正在进行 * - 译解目录


含义的翻译 章: 艾奈尔姆   段:
ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَلَمۡ يَلۡبِسُوٓاْ إِيمَٰنَهُم بِظُلۡمٍ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمُ ٱلۡأَمۡنُ وَهُم مُّهۡتَدُونَ
Atyre që besojnë dhe nuk e përlyejnë besimin e tyre me padrejtësi (shirk), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.
阿拉伯语经注:
وَتِلۡكَ حُجَّتُنَآ ءَاتَيۡنَٰهَآ إِبۡرَٰهِيمَ عَلَىٰ قَوۡمِهِۦۚ نَرۡفَعُ دَرَجَٰتٖ مَّن نَّشَآءُۗ إِنَّ رَبَّكَ حَكِيمٌ عَلِيمٞ
Kjo është prova jonë të cilën ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të vet. Ne ngremë në shkallë të larta atë që duam. Me të vërtetë, Zoti yt është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
阿拉伯语经注:
وَوَهَبۡنَا لَهُۥٓ إِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَۚ كُلًّا هَدَيۡنَاۚ وَنُوحًا هَدَيۡنَا مِن قَبۡلُۖ وَمِن ذُرِّيَّتِهِۦ دَاوُۥدَ وَسُلَيۡمَٰنَ وَأَيُّوبَ وَيُوسُفَ وَمُوسَىٰ وَهَٰرُونَۚ وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ
Ne ia dhamë atij Ishakun e Jakubin dhe secilin nga ata e udhëzuam. Nuhun e patëm udhëzuar më parë, ndërsa prej pasardhësve të tij udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë vepërmirët.
阿拉伯语经注:
وَزَكَرِيَّا وَيَحۡيَىٰ وَعِيسَىٰ وَإِلۡيَاسَۖ كُلّٞ مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ
Edhe Zekerijanë, Jahjain, Isain dhe Iljasin. Të gjithë ishin prej të mirëve.
阿拉伯语经注:
وَإِسۡمَٰعِيلَ وَٱلۡيَسَعَ وَيُونُسَ وَلُوطٗاۚ وَكُلّٗا فَضَّلۡنَا عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ
Edhe Ismailin, Eljesain, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i dalluam mbi tërë njerëzimin.
阿拉伯语经注:
وَمِنۡ ءَابَآئِهِمۡ وَذُرِّيَّٰتِهِمۡ وَإِخۡوَٰنِهِمۡۖ وَٱجۡتَبَيۡنَٰهُمۡ وَهَدَيۡنَٰهُمۡ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ
Edhe disa nga etërit, pasardhësit dhe vëllezërit e tyre i përzgjodhëm dhe i udhëzuam në rrugë të drejtë.
阿拉伯语经注:
ذَٰلِكَ هُدَى ٱللَّهِ يَهۡدِي بِهِۦ مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦۚ وَلَوۡ أَشۡرَكُواْ لَحَبِطَ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Ky është udhëzimi i Allahut, me të cilin përudh këdo që dëshiron nga robërit e Vet. Mirëpo, nëse adhurojnë të tjerë në vend të Allahut, do t'u asgjësohen veprat që i bëjnë.
阿拉伯语经注:
أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ ءَاتَيۡنَٰهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡحُكۡمَ وَٱلنُّبُوَّةَۚ فَإِن يَكۡفُرۡ بِهَا هَٰٓؤُلَآءِ فَقَدۡ وَكَّلۡنَا بِهَا قَوۡمٗا لَّيۡسُواْ بِهَا بِكَٰفِرِينَ
Këta janë ata të cilëve ua kemi dhënë Librin, Urtësinë dhe pejgamberinë. Nëse ata i mohojnë këto, atëherë ne do t'ia besojmë ato një populli që nuk do t'i mohojë.
阿拉伯语经注:
أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ هَدَى ٱللَّهُۖ فَبِهُدَىٰهُمُ ٱقۡتَدِهۡۗ قُل لَّآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ أَجۡرًاۖ إِنۡ هُوَ إِلَّا ذِكۡرَىٰ لِلۡعَٰلَمِينَ
Këta janë ata të cilët i ka udhëzuar Allahu, andaj udhëzimin e këtyre ndiqe! Thuaj: "Unë nuk kërkoj shpërblim për këtë. Kjo është vetëm këshillë për njerëzimin."
阿拉伯语经注:
 
含义的翻译 章: 艾奈尔姆
章节目录 页码
 
《古兰经》译解 - 阿尔巴尼亚语翻译-拉瓦德翻译中心-正在进行 - 译解目录

由拉瓦德翻译中心团队与拉布瓦 الدعوة协会和伊斯兰内容服务协会合作翻译。

关闭