Check out the new design

《古兰经》译解 - 阿尔巴尼亚语翻译-拉瓦德翻译中心-正在进行 * - 译解目录


含义的翻译 章: 艾尔拉夫   段:
۞ قَالَ ٱلۡمَلَأُ ٱلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦ لَنُخۡرِجَنَّكَ يَٰشُعَيۡبُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَكَ مِن قَرۡيَتِنَآ أَوۡ لَتَعُودُنَّ فِي مِلَّتِنَاۚ قَالَ أَوَلَوۡ كُنَّا كَٰرِهِينَ
Krerët mendjemëdhenj nga populli i tij thanë: "Njëmend ne do të të dëbojmë ty nga qyteti ynë, o Shuajb, me gjithë ata që besuan me ty, ose do të kthehesh në besimin tonë." Ai tha: "Edhe nëse e urrejmë atë?!
阿拉伯语经注:
قَدِ ٱفۡتَرَيۡنَا عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا إِنۡ عُدۡنَا فِي مِلَّتِكُم بَعۡدَ إِذۡ نَجَّىٰنَا ٱللَّهُ مِنۡهَاۚ وَمَا يَكُونُ لَنَآ أَن نَّعُودَ فِيهَآ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ رَبُّنَاۚ وَسِعَ رَبُّنَا كُلَّ شَيۡءٍ عِلۡمًاۚ عَلَى ٱللَّهِ تَوَكَّلۡنَاۚ رَبَّنَا ٱفۡتَحۡ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَ قَوۡمِنَا بِٱلۡحَقِّ وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلۡفَٰتِحِينَ
Në qoftë se do të ktheheshim në besimin tuaj pasi na ka shpëtuar Allahu prej tij, atëherë do të sajonim gënjeshtra kundër Allahut. Ne nuk do të kthehemi në të, përveç nëse kështu dëshiron Allahu, Zoti ynë. Zoti ynë ka përfshirë çdo gjë me dijen e Tij. Ne i mbështetemi Allahut. Zoti ynë, gjyko mes nesh dhe popullit tonë me të vërtetën, se Ti je Gjykatësi më i mirë."
阿拉伯语经注:
وَقَالَ ٱلۡمَلَأُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦ لَئِنِ ٱتَّبَعۡتُمۡ شُعَيۡبًا إِنَّكُمۡ إِذٗا لَّخَٰسِرُونَ
Krerët jobesimtarë nga populli i tij thanë: "Nëse e ndiqni Shuajbin, atëherë, me siguri do të jeni të humbur."
阿拉伯语经注:
فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلرَّجۡفَةُ فَأَصۡبَحُواْ فِي دَارِهِمۡ جَٰثِمِينَ
Prandaj, ata i kapi një tërmet i rëndë dhe u gdhinë përmbys të pajetë në vendin e tyre.
阿拉伯语经注:
ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ شُعَيۡبٗا كَأَن لَّمۡ يَغۡنَوۡاْ فِيهَاۚ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ شُعَيۡبٗا كَانُواْ هُمُ ٱلۡخَٰسِرِينَ
Ata që e quajtën gënjeshtar Shuajbin u bënë sikurse të mos kishin jetuar kurrë në atë vend. Ata që e quajtën gënjeshtar Shuajbin, mu ata ishin të humburit.
阿拉伯语经注:
فَتَوَلَّىٰ عَنۡهُمۡ وَقَالَ يَٰقَوۡمِ لَقَدۡ أَبۡلَغۡتُكُمۡ رِسَٰلَٰتِ رَبِّي وَنَصَحۡتُ لَكُمۡۖ فَكَيۡفَ ءَاسَىٰ عَلَىٰ قَوۡمٖ كَٰفِرِينَ
Ai u largua prej tyre duke thënë: "O populli im, unë jua kumtova shpalljet e Zotit tim dhe ju këshillova, e përse të pikëllohem për popullin jobesimtar?!"
阿拉伯语经注:
وَمَآ أَرۡسَلۡنَا فِي قَرۡيَةٖ مِّن نَّبِيٍّ إِلَّآ أَخَذۡنَآ أَهۡلَهَا بِٱلۡبَأۡسَآءِ وَٱلضَّرَّآءِ لَعَلَّهُمۡ يَضَّرَّعُونَ
Sa herë që kemi çuar të dërguar në ndonjë vendbanim, i kemi dënuar me skamje e sëmundje, që të përulen.
阿拉伯语经注:
ثُمَّ بَدَّلۡنَا مَكَانَ ٱلسَّيِّئَةِ ٱلۡحَسَنَةَ حَتَّىٰ عَفَواْ وَّقَالُواْ قَدۡ مَسَّ ءَابَآءَنَا ٱلضَّرَّآءُ وَٱلسَّرَّآءُ فَأَخَذۡنَٰهُم بَغۡتَةٗ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ
Pastaj ua shndërruam fatkeqësinë në begati derisa u shtuan (fëmijët dhe pasuria e tyre) e thanë: "Edhe paraardhësit tanë janë goditur nga skamja e sëmundjet." Prandaj, Ne i dënuam ata befas, teksa ishin të shkujdesur.
阿拉伯语经注:
 
含义的翻译 章: 艾尔拉夫
章节目录 页码
 
《古兰经》译解 - 阿尔巴尼亚语翻译-拉瓦德翻译中心-正在进行 - 译解目录

由拉瓦德翻译中心团队与拉布瓦 الدعوة协会和伊斯兰内容服务协会合作翻译。

关闭