Check out the new design

《古兰经》译解 - 阿尔巴尼亚语翻译-拉瓦德翻译中心-正在进行 * - 译解目录


含义的翻译 章: 讨拜   段:
رَضُواْ بِأَن يَكُونُواْ مَعَ ٱلۡخَوَالِفِ وَطُبِعَ عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ فَهُمۡ لَا يَفۡقَهُونَ
Ata u pajtuan të mbesin me ata (të paaftët) që nuk shkojnë në luftë. Zemrat e tyre janë vulosur, prandaj nuk kuptojnë.
阿拉伯语经注:
لَٰكِنِ ٱلرَّسُولُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ جَٰهَدُواْ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡۚ وَأُوْلَٰٓئِكَ لَهُمُ ٱلۡخَيۡرَٰتُۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ
Ndërkaq, i Dërguari dhe ata që besojnë me të, luftojnë me pasurinë dhe jetën e tyre. Për ta do të jenë të gjitha të mirat dhe mu ata janë të shpëtuarit.
阿拉伯语经注:
أَعَدَّ ٱللَّهُ لَهُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ
Allahu ka përgatitur për ta kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.
阿拉伯语经注:
وَجَآءَ ٱلۡمُعَذِّرُونَ مِنَ ٱلۡأَعۡرَابِ لِيُؤۡذَنَ لَهُمۡ وَقَعَدَ ٱلَّذِينَ كَذَبُواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥۚ سَيُصِيبُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنۡهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ
Disa beduinë erdhën me arsyetime, duke të kërkuar leje (për mosdalje në luftë), ndërsa ata që gënjyen Allahun dhe të Dërguarin e Tij mbetën mbrapa (pa kërkuar leje). Ata që mohuan nga radhët e tyre, do t'i godasë një dënim i dhembshëm.
阿拉伯语经注:
لَّيۡسَ عَلَى ٱلضُّعَفَآءِ وَلَا عَلَى ٱلۡمَرۡضَىٰ وَلَا عَلَى ٱلَّذِينَ لَا يَجِدُونَ مَا يُنفِقُونَ حَرَجٌ إِذَا نَصَحُواْ لِلَّهِ وَرَسُولِهِۦۚ مَا عَلَى ٱلۡمُحۡسِنِينَ مِن سَبِيلٖۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ
Nuk ka gjynah (për mosdalje në luftë) për të dobëtit, të sëmurët dhe ata që nuk kanë asgjë për të shpenzuar, nëse janë të sinqertë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Nuk ka vend për qortim ndaj punëmirëve. Allahu është Falës i madh, Mëshirëplotë.
阿拉伯语经注:
وَلَا عَلَى ٱلَّذِينَ إِذَا مَآ أَتَوۡكَ لِتَحۡمِلَهُمۡ قُلۡتَ لَآ أَجِدُ مَآ أَحۡمِلُكُمۡ عَلَيۡهِ تَوَلَّواْ وَّأَعۡيُنُهُمۡ تَفِيضُ مِنَ ٱلدَّمۡعِ حَزَنًا أَلَّا يَجِدُواْ مَا يُنفِقُونَ
Nuk ka gjynah as për ata që erdhën te ti duke të kërkuar ndonjë kafshë shalimi që t'i marrësh me vete, e ti u the: "Nuk mund t'ju gjej asnjë kafshë." Ata u larguan, ndërkohë që sytë u rridhnin lot nga pikëllimi që nuk gjenin asgjë për të shpenzuar.
阿拉伯语经注:
۞ إِنَّمَا ٱلسَّبِيلُ عَلَى ٱلَّذِينَ يَسۡتَـٔۡذِنُونَكَ وَهُمۡ أَغۡنِيَآءُۚ رَضُواْ بِأَن يَكُونُواْ مَعَ ٱلۡخَوَالِفِ وَطَبَعَ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ فَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ
Por, ka vend të qortohen ata që të kërkojnë leje duke qenë të pasur. Ata u pajtuan të mbesin me ata (të paaftët) që nuk shkuan në luftë. Allahu ua ka vulosur zemrat, prandaj nuk dinë.
阿拉伯语经注:
 
含义的翻译 章: 讨拜
章节目录 页码
 
《古兰经》译解 - 阿尔巴尼亚语翻译-拉瓦德翻译中心-正在进行 - 译解目录

由拉瓦德翻译中心团队与拉布瓦 الدعوة协会和伊斯兰内容服务协会合作翻译。

关闭