Prijevod značenja časnog Kur'ana - Albanski prijevod * - Sadržaj prijevodā

XML CSV Excel API
Please review the Terms and Policies

Prijevod značenja Ajet: (171) Sura: Sura en-Nisa
يَٰٓأَهۡلَ ٱلۡكِتَٰبِ لَا تَغۡلُواْ فِي دِينِكُمۡ وَلَا تَقُولُواْ عَلَى ٱللَّهِ إِلَّا ٱلۡحَقَّۚ إِنَّمَا ٱلۡمَسِيحُ عِيسَى ٱبۡنُ مَرۡيَمَ رَسُولُ ٱللَّهِ وَكَلِمَتُهُۥٓ أَلۡقَىٰهَآ إِلَىٰ مَرۡيَمَ وَرُوحٞ مِّنۡهُۖ فَـَٔامِنُواْ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦۖ وَلَا تَقُولُواْ ثَلَٰثَةٌۚ ٱنتَهُواْ خَيۡرٗا لَّكُمۡۚ إِنَّمَا ٱللَّهُ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ سُبۡحَٰنَهُۥٓ أَن يَكُونَ لَهُۥ وَلَدٞۘ لَّهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۗ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلٗا
O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën! Mesihu - Isai, i biri i Merjemes, është vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. Pra, besojini Allahut dhe të dërguarve të Tij! Dhe mos thoni: “Tre zota”! Hiqni dorë, se është më mirë për ju! Allahu është vetëm një Zot - qoftë lavdëruar Ai! Ai është tepër i lartësuar për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu mjafton për rregullimin e gjithësisë.[82]
[82] Zoti - me fuqinë e Vet të plotë, e ka lindur Isain (a.s.) pa baba. Kështu, Zoti ka fuqi për ta krijuar njeriun, pa baba e pa nënë, siç e ka krijuar Ademin (a.s.), në kundërshtim me natyrën. Po ashtu, në kundërshtim me natyrën, Ai e ka krijuar Is’hakun (a.s.) prej një nëne që nuk ka lindur fëmijë në rini. Ajo ka lindur fëmijë në moshën 90-vjeçare. Edhe Jahjai (a.s.) ka lindur nga një baba plak dhe një nënë plakë. Hebrenjtë, pa kurrfarë logjike e mohojnë këtë dukuri të Isait, kurse rastin e Is’hakut e pranojnë, edhe pse që të dyja rastet janë të një lloji, kundër natyrës (përkthyesi).
Tefsiri na arapskom jeziku:
 
Prijevod značenja Ajet: (171) Sura: Sura en-Nisa
Indeks sura Broj stranice
 
Prijevod značenja časnog Kur'ana - Albanski prijevod - Sadržaj prijevodā

Prijevod značenja Plemenitog Kur'ana na albanski jezik - preveo Hasan Nahi, izdato od strane Albanskog instituca za islamsku misao i civilizaciju, i štampano 2006. godine.

Zatvaranje