Check out the new design

કુરઆન મજીદના શબ્દોનું ભાષાંતર - અલ્બેનિયન ભાષામાં અનુવાદ - રવ્વાદ ભાષાંતર કેન્દ્ર - કાર્ય પ્રગતિમાં છે. * - ભાષાંતરોની અનુક્રમણિકા


શબ્દોનું ભાષાંતર સૂરહ: અલ્ અન્બિયા   આયત:

El Enbija

ٱقۡتَرَبَ لِلنَّاسِ حِسَابُهُمۡ وَهُمۡ فِي غَفۡلَةٖ مُّعۡرِضُونَ
Llogaria e njerëzve është afruar, por ata vazhdojnë të shmangen të shkujdesur.
અરબી તફસીરો:
مَا يَأۡتِيهِم مِّن ذِكۡرٖ مِّن رَّبِّهِم مُّحۡدَثٍ إِلَّا ٱسۡتَمَعُوهُ وَهُمۡ يَلۡعَبُونَ
Sa herë që u vjen ndonjë shpallje e re nga Zoti i tyre, ata e dëgjojnë, duke u tallur
અરબી તફસીરો:
لَاهِيَةٗ قُلُوبُهُمۡۗ وَأَسَرُّواْ ٱلنَّجۡوَى ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ هَلۡ هَٰذَآ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡۖ أَفَتَأۡتُونَ ٱلسِّحۡرَ وَأَنتُمۡ تُبۡصِرُونَ
e me zemra të hutuara. Zullumqarët i pëshpëritin njëri-tjetrit në fshehtësi: "A nuk është ky vetëm një njeri sikurse ju? A do ta ndiqni atëherë magjinë e tij, edhe pse e shihni hapur?"
અરબી તફસીરો:
قَالَ رَبِّي يَعۡلَمُ ٱلۡقَوۡلَ فِي ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ
Ai tha: "Zoti im di çdo fjalë që thuhet në qiej e në Tokë. Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi."
અરબી તફસીરો:
بَلۡ قَالُوٓاْ أَضۡغَٰثُ أَحۡلَٰمِۭ بَلِ ٱفۡتَرَىٰهُ بَلۡ هُوَ شَاعِرٞ فَلۡيَأۡتِنَا بِـَٔايَةٖ كَمَآ أُرۡسِلَ ٱلۡأَوَّلُونَ
Ata thonë (për Kuranin): "Këto janë thjesht ëndrra të ngatërruara! Në të vërtetë, ai e ka sajuar vetë atë! Madje, ai është poet. Le të na sjellë ndonjë mrekulli ashtu si sollën të mëparshmit!"
અરબી તફસીરો:
مَآ ءَامَنَتۡ قَبۡلَهُم مِّن قَرۡيَةٍ أَهۡلَكۡنَٰهَآۖ أَفَهُمۡ يُؤۡمِنُونَ
Asnjë vendbanim që e kemi shkatërruar para tyre nuk ka besuar (pas dërgimit të mrekullive). Po a do të besojnë këta atëherë?
અરબી તફસીરો:
وَمَآ أَرۡسَلۡنَا قَبۡلَكَ إِلَّا رِجَالٗا نُّوحِيٓ إِلَيۡهِمۡۖ فَسۡـَٔلُوٓاْ أَهۡلَ ٱلذِّكۡرِ إِن كُنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ
Ne dërguam para teje vetëm burra, të cilëve ua dhamë shpalljen, andaj pyetni ithtarët e Librit, nëse nuk e dini.
અરબી તફસીરો:
وَمَا جَعَلۡنَٰهُمۡ جَسَدٗا لَّا يَأۡكُلُونَ ٱلطَّعَامَ وَمَا كَانُواْ خَٰلِدِينَ
Ne nuk i bëmë ata (të dërguarit) trupa që nuk hanë ushqim e as i bëmë të pavdekshëm.
અરબી તફસીરો:
ثُمَّ صَدَقۡنَٰهُمُ ٱلۡوَعۡدَ فَأَنجَيۡنَٰهُمۡ وَمَن نَّشَآءُ وَأَهۡلَكۡنَا ٱلۡمُسۡرِفِينَ
Pastaj Ne e përmbushëm premtimin ndaj tyre: i shpëtuam ata së bashku me këdo që deshëm dhe i shkatërruam shkelësit e kufijve.
અરબી તફસીરો:
لَقَدۡ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكُمۡ كِتَٰبٗا فِيهِ ذِكۡرُكُمۡۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ
Ne ju kemi zbritur një libër në të cilin gjendet krenaria juaj (nëse e besoni). A nuk kuptoni?
અરબી તફસીરો:
وَكَمۡ قَصَمۡنَا مِن قَرۡيَةٖ كَانَتۡ ظَالِمَةٗ وَأَنشَأۡنَا بَعۡدَهَا قَوۡمًا ءَاخَرِينَ
Sa e sa vendbanime keqbërësish kemi shkatërruar dhe pas tyre kemi ngritur popuj të tjerë!
અરબી તફસીરો:
فَلَمَّآ أَحَسُّواْ بَأۡسَنَآ إِذَا هُم مِّنۡهَا يَرۡكُضُونَ
Kur e ndienin dënimin Tonë, iknin prej tij me nxitim.
અરબી તફસીરો:
لَا تَرۡكُضُواْ وَٱرۡجِعُوٓاْ إِلَىٰ مَآ أُتۡرِفۡتُمۡ فِيهِ وَمَسَٰكِنِكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تُسۡـَٔلُونَ
"Mos ikni, por kthehuni në lukset e pallatet tuaja, se mbase do të pyeteni."
અરબી તફસીરો:
قَالُواْ يَٰوَيۡلَنَآ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ
Ata thanë: "Ah, mjerë ne! Ne ishim njëmend të padrejtë."
અરબી તફસીરો:
فَمَا زَالَت تِّلۡكَ دَعۡوَىٰهُمۡ حَتَّىٰ جَعَلۡنَٰهُمۡ حَصِيدًا خَٰمِدِينَ
Ata nuk reshtën së vajtuari derisa i bëmë si drithë i korrur.
અરબી તફસીરો:
وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَآءَ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا لَٰعِبِينَ
Ne nuk i krijuam qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet mes tyre për argëtim.
અરબી તફસીરો:
لَوۡ أَرَدۡنَآ أَن نَّتَّخِذَ لَهۡوٗا لَّٱتَّخَذۡنَٰهُ مِن لَّدُنَّآ إِن كُنَّا فَٰعِلِينَ
Sikur të kishim dashur të argëtoheshim, do ta bënim me ato që i kemi pranë, po qe se do të bënim diçka të tillë.
અરબી તફસીરો:
بَلۡ نَقۡذِفُ بِٱلۡحَقِّ عَلَى ٱلۡبَٰطِلِ فَيَدۡمَغُهُۥ فَإِذَا هُوَ زَاهِقٞۚ وَلَكُمُ ٱلۡوَيۡلُ مِمَّا تَصِفُونَ
Përkundrazi! Ne e godasim të pavërtetën me të vërtetën, e cila e shpartallon atë dhe ajo zhduket. Mjerë ju për për trillimet që bëni (kundrejt Allahut).
અરબી તફસીરો:
وَلَهُۥ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَمَنۡ عِندَهُۥ لَا يَسۡتَكۡبِرُونَ عَنۡ عِبَادَتِهِۦ وَلَا يَسۡتَحۡسِرُونَ
Të Tij janë të gjithë ata që gjenden në qiej e në Tokë. Ata (melekët) që janë tek Ai nuk tregohen mendjemëdhenj kundrejt adhurimit të Tij e as ndiejnë lodhje.
અરબી તફસીરો:
يُسَبِّحُونَ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ لَا يَفۡتُرُونَ
Ata e lartësojnë Atë ditë e natë, pa u mërzitur.
અરબી તફસીરો:
أَمِ ٱتَّخَذُوٓاْ ءَالِهَةٗ مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ هُمۡ يُنشِرُونَ
A mos kanë marrë ata zota nga Toka që nuk mund të ringjallin të vdekurit?
અરબી તફસીરો:
لَوۡ كَانَ فِيهِمَآ ءَالِهَةٌ إِلَّا ٱللَّهُ لَفَسَدَتَاۚ فَسُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ رَبِّ ٱلۡعَرۡشِ عَمَّا يَصِفُونَ
Sikur në qiej e në Tokë të kishte zota të tjerë përveç Allahut, ato do të shkatërroheshin. I patëmeta është Allahu, Zoti i Arshit, mbi gjithçka që i veshin Atij.
અરબી તફસીરો:
لَا يُسۡـَٔلُ عَمَّا يَفۡعَلُ وَهُمۡ يُسۡـَٔلُونَ
Ai nuk mund të pyetet për atë që bën, por ata do të pyeten.
અરબી તફસીરો:
أَمِ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةٗۖ قُلۡ هَاتُواْ بُرۡهَٰنَكُمۡۖ هَٰذَا ذِكۡرُ مَن مَّعِيَ وَذِكۡرُ مَن قَبۡلِيۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٱلۡحَقَّۖ فَهُم مُّعۡرِضُونَ
Vallë, a adhurojnë ata zota të tjerë në vend të Tij?! Thuaj: "Sillni provat tuaja!" Ja libri i atyre që janë me mua (Kurani) dhe librat e atyre që ishin para meje." Në të vërtetë, shumica e tyre nuk e dinë të vërtetën, andaj largohen.
અરબી તફસીરો:
وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِيٓ إِلَيۡهِ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنَا۠ فَٱعۡبُدُونِ
Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje pa i shpallur atij se: "Askush përveç Meje nuk ka të drejtë të adhurohet, prandaj vetëm Mua adhuromëni."
અરબી તફસીરો:
وَقَالُواْ ٱتَّخَذَ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَلَدٗاۗ سُبۡحَٰنَهُۥۚ بَلۡ عِبَادٞ مُّكۡرَمُونَ
Ata thonë: "I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!" I patëmeta është Ai! Në të vërtetë, ata (melekët) janë robër të nderuar.
અરબી તફસીરો:
لَا يَسۡبِقُونَهُۥ بِٱلۡقَوۡلِ وَهُم بِأَمۡرِهِۦ يَعۡمَلُونَ
Ata nuk flasin para fjalës së Tij dhe veprojnë vetëm me urdhrin e Tij.
અરબી તફસીરો:
يَعۡلَمُ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُمۡ وَلَا يَشۡفَعُونَ إِلَّا لِمَنِ ٱرۡتَضَىٰ وَهُم مِّنۡ خَشۡيَتِهِۦ مُشۡفِقُونَ
Ai e di të kaluarën e të ardhmen e tyre dhe ata mund të ndërmjetësojnë vetëm për atë që do Ai dhe ata ruhen për shkak të frikës ndaj Tij.
અરબી તફસીરો:
۞ وَمَن يَقُلۡ مِنۡهُمۡ إِنِّيٓ إِلَٰهٞ مِّن دُونِهِۦ فَذَٰلِكَ نَجۡزِيهِ جَهَنَّمَۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلظَّٰلِمِينَ
Këdo prej tyre që do të thoshte: "Unë jam zot përveç Atij", Ne do ta ndëshkonim me Xhehenem. Kështu i dënojmë zullumqarët.
અરબી તફસીરો:
أَوَلَمۡ يَرَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَنَّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ كَانَتَا رَتۡقٗا فَفَتَقۡنَٰهُمَاۖ وَجَعَلۡنَا مِنَ ٱلۡمَآءِ كُلَّ شَيۡءٍ حَيٍّۚ أَفَلَا يُؤۡمِنُونَ
A nuk e dinë jobesimtarët se qiejt dhe Toka ishin të ngjitura e Ne i ndamë dhe bëmë nga uji çdo gjë të gjallë?! A nuk besojnë?!
અરબી તફસીરો:
وَجَعَلۡنَا فِي ٱلۡأَرۡضِ رَوَٰسِيَ أَن تَمِيدَ بِهِمۡ وَجَعَلۡنَا فِيهَا فِجَاجٗا سُبُلٗا لَّعَلَّهُمۡ يَهۡتَدُونَ
Ne vumë në Tokë male të patundshme, që ajo të mos lëkundet me ta, dhe bëmë rrugë të gjera, që të mund të orientohen.
અરબી તફસીરો:
وَجَعَلۡنَا ٱلسَّمَآءَ سَقۡفٗا مَّحۡفُوظٗاۖ وَهُمۡ عَنۡ ءَايَٰتِهَا مُعۡرِضُونَ
Ne e bëmë Qiellin një kulm të mbrojtur mirë, por ata ua kthejnë shpinën shenjave Tona.
અરબી તફસીરો:
وَهُوَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ وَٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَۖ كُلّٞ فِي فَلَكٖ يَسۡبَحُونَ
Ai është që krijoi natën e ditën dhe Diellin e Hënën. Secili lundron në orbitën e vet.
અરબી તફસીરો:
وَمَا جَعَلۡنَا لِبَشَرٖ مِّن قَبۡلِكَ ٱلۡخُلۡدَۖ أَفَإِيْن مِّتَّ فَهُمُ ٱلۡخَٰلِدُونَ
Para teje Ne nuk bëmë asnjë njeri të pavdekshëm. Atëherë, nëse ti vdes, a mos vallë ata do të mbesin përgjithmonë?
અરબી તફસીરો:
كُلُّ نَفۡسٖ ذَآئِقَةُ ٱلۡمَوۡتِۗ وَنَبۡلُوكُم بِٱلشَّرِّ وَٱلۡخَيۡرِ فِتۡنَةٗۖ وَإِلَيۡنَا تُرۡجَعُونَ
Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Ne ju sprovojmë me të keqen e të mirën dhe te Ne do të ktheheni.
અરબી તફસીરો:
وَإِذَا رَءَاكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِن يَتَّخِذُونَكَ إِلَّا هُزُوًا أَهَٰذَا ٱلَّذِي يَذۡكُرُ ءَالِهَتَكُمۡ وَهُم بِذِكۡرِ ٱلرَّحۡمَٰنِ هُمۡ كَٰفِرُونَ
Kur të shohin jobesimtarët, të marrin vetëm për tallje, duke thënë: "Ky është ai që flet keq për zotat tuaj?" Ndërkohë, ata e mohojnë këshillën e të Gjithëmëshirshmit.
અરબી તફસીરો:
خُلِقَ ٱلۡإِنسَٰنُ مِنۡ عَجَلٖۚ سَأُوْرِيكُمۡ ءَايَٰتِي فَلَا تَسۡتَعۡجِلُونِ
Njeriu është krijuar i nxituar. Unë do t'jua tregoj shenjat e Mia, prandaj mos kërkoni përshpejtimin e tyre!
અરબી તફસીરો:
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Ata thonë: "Kur do të jetësohet ky premtim, nëse jeni duke thënë të vërtetën?"
અરબી તફસીરો:
لَوۡ يَعۡلَمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ حِينَ لَا يَكُفُّونَ عَن وُجُوهِهِمُ ٱلنَّارَ وَلَا عَن ظُهُورِهِمۡ وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ
Ah, sikur jobesimtarët ta dinin kohën kur nuk do të mund ta shmangin zjarrin nga fytyrat e shpinat e tyre dhe nuk do të ndihmohen!
અરબી તફસીરો:
بَلۡ تَأۡتِيهِم بَغۡتَةٗ فَتَبۡهَتُهُمۡ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ رَدَّهَا وَلَا هُمۡ يُنظَرُونَ
Në të vërtetë, (Kiameti) do t'u vijë papritur dhe do t'i hutojë, as do të mund ta shmangin atë e as do t'u jepet afat (për t'u penduar).
અરબી તફસીરો:
وَلَقَدِ ٱسۡتُهۡزِئَ بِرُسُلٖ مِّن قَبۡلِكَ فَحَاقَ بِٱلَّذِينَ سَخِرُواْ مِنۡهُم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ
Në të vërtetë, edhe të dërguar para teje u përqeshën, por ata që përqeshnin i përfshiu dënimi i asaj me të cilën talleshin.
અરબી તફસીરો:
قُلۡ مَن يَكۡلَؤُكُم بِٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ مِنَ ٱلرَّحۡمَٰنِۚ بَلۡ هُمۡ عَن ذِكۡرِ رَبِّهِم مُّعۡرِضُونَ
Thuaj: "Kush mund t'ju mbrojë natën dhe ditën nga dënimi i të Gjithëmëshirshmit?" Megjithatë, ata largohen nga këshilla e Zotit të tyre.
અરબી તફસીરો:
أَمۡ لَهُمۡ ءَالِهَةٞ تَمۡنَعُهُم مِّن دُونِنَاۚ لَا يَسۡتَطِيعُونَ نَصۡرَ أَنفُسِهِمۡ وَلَا هُم مِّنَّا يُصۡحَبُونَ
A mos kanë zota që mund t'i mbrojnë prej Nesh? Ata nuk mund ta ndihmojnë as vetveten e as mund të shpëtojnë nga Ne.
અરબી તફસીરો:
بَلۡ مَتَّعۡنَا هَٰٓؤُلَآءِ وَءَابَآءَهُمۡ حَتَّىٰ طَالَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡعُمُرُۗ أَفَلَا يَرَوۡنَ أَنَّا نَأۡتِي ٱلۡأَرۡضَ نَنقُصُهَا مِنۡ أَطۡرَافِهَآۚ أَفَهُمُ ٱلۡغَٰلِبُونَ
Ne u dhamë atyre dhe paraardhësve të tyre kënaqësi e jetë të gjatë. A nuk e shohin ata se Ne ua pakësojmë tokën nga anët e saj?[1] Atëherë, a mos vallë, ata do të jenë fitues?!
[1] Domethënë, e ngushtojmë tokën e kufrit duke përhapur Islamin.
અરબી તફસીરો:
قُلۡ إِنَّمَآ أُنذِرُكُم بِٱلۡوَحۡيِۚ وَلَا يَسۡمَعُ ٱلصُّمُّ ٱلدُّعَآءَ إِذَا مَا يُنذَرُونَ
Thuaj: "Në të vërtetë, unë ju paralajmëroj vetëm me shpallje." Por, të shurdhrit nuk e dëgjojnë thirrjen kur paralajmërohen.
અરબી તફસીરો:
وَلَئِن مَّسَّتۡهُمۡ نَفۡحَةٞ مِّنۡ عَذَابِ رَبِّكَ لَيَقُولُنَّ يَٰوَيۡلَنَآ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ
Sikur t'i prekte ata një erë e dënimit të Zotit tënd, me siguri, do të thoshin: "Mjerë ne! Ne ishim njëmend keqbërës."
અરબી તફસીરો:
وَنَضَعُ ٱلۡمَوَٰزِينَ ٱلۡقِسۡطَ لِيَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ فَلَا تُظۡلَمُ نَفۡسٞ شَيۡـٔٗاۖ وَإِن كَانَ مِثۡقَالَ حَبَّةٖ مِّنۡ خَرۡدَلٍ أَتَيۡنَا بِهَاۗ وَكَفَىٰ بِنَا حَٰسِبِينَ
Ne do të vendosim peshoret e drejta në Ditën e Kiametit dhe askujt nuk do t'i bëhet asnjë padrejtësi. Edhe sikur ndonjë vepër të jetë sa një kokërr sinapi, Ne do ta sjellim atë. Ne mjaftojmë si llogaritës.
અરબી તફસીરો:
وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ٱلۡفُرۡقَانَ وَضِيَآءٗ وَذِكۡرٗا لِّلۡمُتَّقِينَ
Me të vërtetë, Ne i dhamë Musait dhe Harunit Dalluesin, që është dritë dhe këshillë për të devotshmit,
અરબી તફસીરો:
ٱلَّذِينَ يَخۡشَوۡنَ رَبَّهُم بِٱلۡغَيۡبِ وَهُم مِّنَ ٱلسَّاعَةِ مُشۡفِقُونَ
të cilët i frikësohen Zotit të tyre pa e parë Atë dhe kanë frikë nga Kiameti.
અરબી તફસીરો:
وَهَٰذَا ذِكۡرٞ مُّبَارَكٌ أَنزَلۡنَٰهُۚ أَفَأَنتُمۡ لَهُۥ مُنكِرُونَ
Ndërkohë, ky (Kuran) është një Këshillë e bekuar që e kemi shpallur. E ju, përkundër kësaj po e mohoni atë?!
અરબી તફસીરો:
۞ وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَآ إِبۡرَٰهِيمَ رُشۡدَهُۥ مِن قَبۡلُ وَكُنَّا بِهِۦ عَٰلِمِينَ
Vërtet, Ne i patëm dhënë Ibrahimit udhëzimin qysh herët, sepse e njihnim mirë atë.
અરબી તફસીરો:
إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَا هَٰذِهِ ٱلتَّمَاثِيلُ ٱلَّتِيٓ أَنتُمۡ لَهَا عَٰكِفُونَ
Kur ai i tha babait dhe popullit të vet: "Ç'janë këta idhuj që po i adhuroni me kaq përkushtim?"
અરબી તફસીરો:
قَالُواْ وَجَدۡنَآ ءَابَآءَنَا لَهَا عَٰبِدِينَ
Ata thanë: "Ne i kemi gjetur baballarët tanë duke i adhuruar ata."
અરબી તફસીરો:
قَالَ لَقَدۡ كُنتُمۡ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُمۡ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ
Ai tha: "Pa dyshim, ju dhe baballarët tuaj keni qenë në humbje të qartë."
અરબી તફસીરો:
قَالُوٓاْ أَجِئۡتَنَا بِٱلۡحَقِّ أَمۡ أَنتَ مِنَ ٱللَّٰعِبِينَ
Ata thanë: "A na e ke sjellë të vërtetën apo je duke u tallur?"
અરબી તફસીરો:
قَالَ بَل رَّبُّكُمۡ رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ ٱلَّذِي فَطَرَهُنَّ وَأَنَا۠ عَلَىٰ ذَٰلِكُم مِّنَ ٱلشَّٰهِدِينَ
Ai tha: "Në të vërtetë, Zoti juaj është Zoti i qiejve e i Tokës, i Cili i krijoi ato dhe unë jam prej atyre që dëshmojnë për këtë.
અરબી તફસીરો:
وَتَٱللَّهِ لَأَكِيدَنَّ أَصۡنَٰمَكُم بَعۡدَ أَن تُوَلُّواْ مُدۡبِرِينَ
Betohem për Allahun se do t'u bëj keq idhujve tuaj sapo të largoheni ju."
અરબી તફસીરો:
فَجَعَلَهُمۡ جُذَٰذًا إِلَّا كَبِيرٗا لَّهُمۡ لَعَلَّهُمۡ إِلَيۡهِ يَرۡجِعُونَ
Kështu, ai i bëri copë-copë, përveç më të madhit prej tyre, me shpresë se do të ktheheshin tek ai (për ta pyetur se kush i kishte shkatërruar).
અરબી તફસીરો:
قَالُواْ مَن فَعَلَ هَٰذَا بِـَٔالِهَتِنَآ إِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ
Ata thanë: "Kush ua bëri këtë zotave tanë? Ai është njëmend zullumqar i vërtetë."
અરબી તફસીરો:
قَالُواْ سَمِعۡنَا فَتٗى يَذۡكُرُهُمۡ يُقَالُ لَهُۥٓ إِبۡرَٰهِيمُ
Ata thanë: "Dëgjuam një djalosh duke i përfolur, të cilit i thoshin Ibrahim."
અરબી તફસીરો:
قَالُواْ فَأۡتُواْ بِهِۦ عَلَىٰٓ أَعۡيُنِ ٱلنَّاسِ لَعَلَّهُمۡ يَشۡهَدُونَ
Ata thanë: "Silleni atë para syve të njerëzve, që të dëshmojnë."
અરબી તફસીરો:
قَالُوٓاْ ءَأَنتَ فَعَلۡتَ هَٰذَا بِـَٔالِهَتِنَا يَٰٓإِبۡرَٰهِيمُ
Ata thanë: "A ti ua bëre këtë zotave tanë, o Ibrahim?"
અરબી તફસીરો:
قَالَ بَلۡ فَعَلَهُۥ كَبِيرُهُمۡ هَٰذَا فَسۡـَٔلُوهُمۡ إِن كَانُواْ يَنطِقُونَ
Ai tha, "Jo, por këtë e bëri ky i madhi i tyre, prandaj, pyetini ata, nëse mund të flasin!"
અરબી તફસીરો:
فَرَجَعُوٓاْ إِلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ فَقَالُوٓاْ إِنَّكُمۡ أَنتُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ
Atëherë, ata erdhën në vete dhe thanë: "Në të vërtetë, vetë ju jeni zullumqarët."
અરબી તફસીરો:
ثُمَّ نُكِسُواْ عَلَىٰ رُءُوسِهِمۡ لَقَدۡ عَلِمۡتَ مَا هَٰٓؤُلَآءِ يَنطِقُونَ
Pastaj iu kthyen kryeneçësisë së vet (duke thënë): "Ti e di që ata nuk flasin."
અરબી તફસીરો:
قَالَ أَفَتَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُكُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَا يَضُرُّكُمۡ
Ibrahimi tha: "Atëherë, si adhuroni në vend të Allahut diçka që nuk mund t'ju sjellë kurrfarë dobie e as dëmi?
અરબી તફસીરો:
أُفّٖ لَّكُمۡ وَلِمَا تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ
Turp për ju dhe për gjithçka që adhuroni në vend të Allahut! Si nuk kuptoni?!"
અરબી તફસીરો:
قَالُواْ حَرِّقُوهُ وَٱنصُرُوٓاْ ءَالِهَتَكُمۡ إِن كُنتُمۡ فَٰعِلِينَ
Ata thanë: "Digjeni atë dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni të bëni diçka!"
અરબી તફસીરો:
قُلۡنَا يَٰنَارُ كُونِي بَرۡدٗا وَسَلَٰمًا عَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ
Ne thamë: "O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!"
અરબી તફસીરો:
وَأَرَادُواْ بِهِۦ كَيۡدٗا فَجَعَلۡنَٰهُمُ ٱلۡأَخۡسَرِينَ
Ata deshën t'i bënin keq, por Ne i bëmë ata më të humburit.
અરબી તફસીરો:
وَنَجَّيۡنَٰهُ وَلُوطًا إِلَى ٱلۡأَرۡضِ ٱلَّتِي بَٰرَكۡنَا فِيهَا لِلۡعَٰلَمِينَ
Ne e shpëtuam atë dhe Lutin e i çuam në tokën që e kemi bekuar për njerëzit.
અરબી તફસીરો:
وَوَهَبۡنَا لَهُۥٓ إِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ نَافِلَةٗۖ وَكُلّٗا جَعَلۡنَا صَٰلِحِينَ
Ne i dhamë atij Ishakun e pastaj Jakubin, si dhunti shtesë, dhe të gjithë i bëmë të mirë.
અરબી તફસીરો:
وَجَعَلۡنَٰهُمۡ أَئِمَّةٗ يَهۡدُونَ بِأَمۡرِنَا وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡهِمۡ فِعۡلَ ٱلۡخَيۡرَٰتِ وَإِقَامَ ٱلصَّلَوٰةِ وَإِيتَآءَ ٱلزَّكَوٰةِۖ وَكَانُواْ لَنَا عَٰبِدِينَ
Ne i bëmë ata prijës që udhëzonin në rrugë të drejtë me urdhrin Tonë dhe i frymëzuam ata të bënin vepra të mira, të falnin namazin e të jepnin zekatin dhe vetëm ndaj Nesh ishin të nënshtruar.
અરબી તફસીરો:
وَلُوطًا ءَاتَيۡنَٰهُ حُكۡمٗا وَعِلۡمٗا وَنَجَّيۡنَٰهُ مِنَ ٱلۡقَرۡيَةِ ٱلَّتِي كَانَت تَّعۡمَلُ ٱلۡخَبَٰٓئِثَۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمَ سَوۡءٖ فَٰسِقِينَ
Lutit i dhamë profeci e dituri dhe e shpëtuam prej vendit që bënte punë të ndyra. Ata ishin me të vërtetë njerëz të këqij e të shfrenuar.
અરબી તફસીરો:
وَأَدۡخَلۡنَٰهُ فِي رَحۡمَتِنَآۖ إِنَّهُۥ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ
Ne e futëm atë (Lutin) në mëshirën Tonë, sepse ai ishte prej të mirëve.
અરબી તફસીરો:
وَنُوحًا إِذۡ نَادَىٰ مِن قَبۡلُ فَٱسۡتَجَبۡنَا لَهُۥ فَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥ مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ
(Kujto) Nuhun, kur na thirri më parë, e Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam atë dhe familjen e tij nga fatkeqësia e madhe.
અરબી તફસીરો:
وَنَصَرۡنَٰهُ مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمَ سَوۡءٖ فَأَغۡرَقۡنَٰهُمۡ أَجۡمَعِينَ
Ne e ndihmuam atë kundër njerëzve që përgënjeshtruan provat Tona. Ata ishin me të vërtetë njerëz të këqij, prandaj i fundosëm që të gjithë.
અરબી તફસીરો:
وَدَاوُۥدَ وَسُلَيۡمَٰنَ إِذۡ يَحۡكُمَانِ فِي ٱلۡحَرۡثِ إِذۡ نَفَشَتۡ فِيهِ غَنَمُ ٱلۡقَوۡمِ وَكُنَّا لِحُكۡمِهِمۡ شَٰهِدِينَ
(Kujtoni) Davudin dhe Sulejmanin, kur gjykonin lidhur me arën e mbjellë, në të cilën kishin kullotur natën dhentë e disa njerëzve, ndërkohë Ne ishim dëshmitarë të gjykimit të tyre.
અરબી તફસીરો:
فَفَهَّمۡنَٰهَا سُلَيۡمَٰنَۚ وَكُلًّا ءَاتَيۡنَا حُكۡمٗا وَعِلۡمٗاۚ وَسَخَّرۡنَا مَعَ دَاوُۥدَ ٱلۡجِبَالَ يُسَبِّحۡنَ وَٱلطَّيۡرَۚ وَكُنَّا فَٰعِلِينَ
Ne e bëmë Sulejmanin ta kuptonte atë çështje, ndonëse secilit prej tyre i dhamë profeci e dituri. Ne i nënshtruam malet dhe shpendët për të madhëruar Allahun bashkë me Davudin. Ishim Ne që i bëmë të gjitha këto.
અરબી તફસીરો:
وَعَلَّمۡنَٰهُ صَنۡعَةَ لَبُوسٖ لَّكُمۡ لِتُحۡصِنَكُم مِّنۢ بَأۡسِكُمۡۖ فَهَلۡ أَنتُمۡ شَٰكِرُونَ
Ne i mësuam atij (Davudit) punimin e parzmoreve për ju, që të mbroheni në betejë. A nuk po falënderoni?!
અરબી તફસીરો:
وَلِسُلَيۡمَٰنَ ٱلرِّيحَ عَاصِفَةٗ تَجۡرِي بِأَمۡرِهِۦٓ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ ٱلَّتِي بَٰرَكۡنَا فِيهَاۚ وَكُنَّا بِكُلِّ شَيۡءٍ عَٰلِمِينَ
Ndërsa Sulejmanit ia nënshtruam erën e furishme që të fryjë me urdhër të tij drejt tokës që e kishim bekuar. Ne jemi të Dijshëm për çdo gjë.
અરબી તફસીરો:
وَمِنَ ٱلشَّيَٰطِينِ مَن يَغُوصُونَ لَهُۥ وَيَعۡمَلُونَ عَمَلٗا دُونَ ذَٰلِكَۖ وَكُنَّا لَهُمۡ حَٰفِظِينَ
Ne i nënshtruam atij edhe disa shejtanë, që të zhyteshin në det për të dhe të bënin edhe punë të tjera dhe Ne i ruanim ata.
અરબી તફસીરો:
۞ وَأَيُّوبَ إِذۡ نَادَىٰ رَبَّهُۥٓ أَنِّي مَسَّنِيَ ٱلضُّرُّ وَأَنتَ أَرۡحَمُ ٱلرَّٰحِمِينَ
(Kujto) Ejubin, kur i thirri Zotit të tij: "Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më i mëshirshmi i mëshiruesve."
અરબી તફસીરો:
فَٱسۡتَجَبۡنَا لَهُۥ فَكَشَفۡنَا مَا بِهِۦ مِن ضُرّٖۖ وَءَاتَيۡنَٰهُ أَهۡلَهُۥ وَمِثۡلَهُم مَّعَهُمۡ رَحۡمَةٗ مِّنۡ عِندِنَا وَذِكۡرَىٰ لِلۡعَٰبِدِينَ
Ne iu përgjigjëm atij dhe ia lehtësuam fatkeqësinë e ia kthyem familjen, madje edhe një herë aq (në numër), si mëshirë prej Nesh dhe mësim për adhuruesit (Tanë).
અરબી તફસીરો:
وَإِسۡمَٰعِيلَ وَإِدۡرِيسَ وَذَا ٱلۡكِفۡلِۖ كُلّٞ مِّنَ ٱلصَّٰبِرِينَ
(Kujtoni) edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin! Ata ishin të gjithë të durueshëm.
અરબી તફસીરો:
وَأَدۡخَلۡنَٰهُمۡ فِي رَحۡمَتِنَآۖ إِنَّهُم مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ
Ne i futëm në mëshirën Tonë, sepse ata ishin vërtet të mirë.
અરબી તફસીરો:
وَذَا ٱلنُّونِ إِذ ذَّهَبَ مُغَٰضِبٗا فَظَنَّ أَن لَّن نَّقۡدِرَ عَلَيۡهِ فَنَادَىٰ فِي ٱلظُّلُمَٰتِ أَن لَّآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنتَ سُبۡحَٰنَكَ إِنِّي كُنتُ مِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ
(Kujtoni) edhe Dhununin (Junusin) kur ai u largua i zemëruar dhe mendoi se nuk do ta ndëshkonim. Pastaj thirri nga errësira: "Nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Teje. I patëmeta je Ti! Unë isha njëmend i padrejtë."
અરબી તફસીરો:
فَٱسۡتَجَبۡنَا لَهُۥ وَنَجَّيۡنَٰهُ مِنَ ٱلۡغَمِّۚ وَكَذَٰلِكَ نُـۨجِي ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Atëherë, Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga vështirësia. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.
અરબી તફસીરો:
وَزَكَرِيَّآ إِذۡ نَادَىٰ رَبَّهُۥ رَبِّ لَا تَذَرۡنِي فَرۡدٗا وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلۡوَٰرِثِينَ
Dhe (kujto) Zekerijain, kur i thirri Zotit të vet: "Zoti im, mos më lër të vetëm (pa fëmijë), se Ti je trashëgimtari më i mirë!"
અરબી તફસીરો:
فَٱسۡتَجَبۡنَا لَهُۥ وَوَهَبۡنَا لَهُۥ يَحۡيَىٰ وَأَصۡلَحۡنَا لَهُۥ زَوۡجَهُۥٓۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ يُسَٰرِعُونَ فِي ٱلۡخَيۡرَٰتِ وَيَدۡعُونَنَا رَغَبٗا وَرَهَبٗاۖ وَكَانُواْ لَنَا خَٰشِعِينَ
Ne iu përgjigjëm atij, ia dhamë Jahjain dhe ia përmirësuam gruan[1]. Ata nxitonin në vepra të mira, na luteshin me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh.
[1] duke e bërë të aftë për lindje.
અરબી તફસીરો:
وَٱلَّتِيٓ أَحۡصَنَتۡ فَرۡجَهَا فَنَفَخۡنَا فِيهَا مِن رُّوحِنَا وَجَعَلۡنَٰهَا وَٱبۡنَهَآ ءَايَةٗ لِّلۡعَٰلَمِينَ
(Kujto) edhe atë (Merjemen), e cila e ruajti nderin e saj. Ne frymë brenda saj përmes Shpirtit Tonë (Xhibrilit) dhe e bëmë atë dhe birin e saj shenjë për njerëzimin.
અરબી તફસીરો:
إِنَّ هَٰذِهِۦٓ أُمَّتُكُمۡ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ وَأَنَا۠ رَبُّكُمۡ فَٱعۡبُدُونِ
Vërtet, kjo është feja juaj, një fe e vetme, e unë jam Zoti juaj, andaj vetëm Mua më adhuroni!
અરબી તફસીરો:
وَتَقَطَّعُوٓاْ أَمۡرَهُم بَيۡنَهُمۡۖ كُلٌّ إِلَيۡنَا رَٰجِعُونَ
Njerëzit u ndanë në çështjen e besimit, por të gjithë do të kthehen te Ne.
અરબી તફસીરો:
فَمَن يَعۡمَلۡ مِنَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَلَا كُفۡرَانَ لِسَعۡيِهِۦ وَإِنَّا لَهُۥ كَٰتِبُونَ
Atij që bën vepra të mira duke qenë besimtar, përpjekja nuk do t'i mohohet dhe Ne ia shkruajmë atë.
અરબી તફસીરો:
وَحَرَٰمٌ عَلَىٰ قَرۡيَةٍ أَهۡلَكۡنَٰهَآ أَنَّهُمۡ لَا يَرۡجِعُونَ
Asnjë vend që Ne e kemi shkatërruar nuk është e mundur të kthehet (në dynja).
અરબી તફસીરો:
حَتَّىٰٓ إِذَا فُتِحَتۡ يَأۡجُوجُ وَمَأۡجُوجُ وَهُم مِّن كُلِّ حَدَبٖ يَنسِلُونَ
E, kur të lirohen jexhuxhët e mexhuxhët, duke dalë me shpejtësi nga çdo lartësi,
અરબી તફસીરો:
وَٱقۡتَرَبَ ٱلۡوَعۡدُ ٱلۡحَقُّ فَإِذَا هِيَ شَٰخِصَةٌ أَبۡصَٰرُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يَٰوَيۡلَنَا قَدۡ كُنَّا فِي غَفۡلَةٖ مِّنۡ هَٰذَا بَلۡ كُنَّا ظَٰلِمِينَ
e të afrohet Premtimi i Vërtetë, sytë e atyre që nuk besuan do të shtangen (e do të thonë): "Mjerë ne! Ne ishim vërtet të shkujdesur ndaj kësaj, madje ishim të padrejtë."
અરબી તફસીરો:
إِنَّكُمۡ وَمَا تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ حَصَبُ جَهَنَّمَ أَنتُمۡ لَهَا وَٰرِدُونَ
Në të vërtetë, ju dhe gjithçka që adhuroni pos Allahut, do të jeni lëndë djegëse e Xhehenemit. Ju do të hyni në të.
અરબી તફસીરો:
لَوۡ كَانَ هَٰٓؤُلَآءِ ءَالِهَةٗ مَّا وَرَدُوهَاۖ وَكُلّٞ فِيهَا خَٰلِدُونَ
Nëse këta (idhuj) do të kishin qenë zota (të vërtetë), ata nuk do të kishin hyrë në të. Por, të gjithë do të qëndrojnë aty përgjithmonë.
અરબી તફસીરો:
لَهُمۡ فِيهَا زَفِيرٞ وَهُمۡ فِيهَا لَا يَسۡمَعُونَ
Ata do të rënkojnë në të, por nuk do të mund të dëgjojnë.
અરબી તફસીરો:
إِنَّ ٱلَّذِينَ سَبَقَتۡ لَهُم مِّنَّا ٱلۡحُسۡنَىٰٓ أُوْلَٰٓئِكَ عَنۡهَا مُبۡعَدُونَ
Ndërkaq, ata të cilëve u ka paraprirë mirësia nga ana Jonë, do të jenë larg Xhehenemit.
અરબી તફસીરો:
لَا يَسۡمَعُونَ حَسِيسَهَاۖ وَهُمۡ فِي مَا ٱشۡتَهَتۡ أَنفُسُهُمۡ خَٰلِدُونَ
Ata nuk do të dëgjojnë frushullimën e tij dhe do të qëndrojnë përherë në çdo gjë që ua dëshiron shpirti.
અરબી તફસીરો:
لَا يَحۡزُنُهُمُ ٱلۡفَزَعُ ٱلۡأَكۡبَرُ وَتَتَلَقَّىٰهُمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ هَٰذَا يَوۡمُكُمُ ٱلَّذِي كُنتُمۡ تُوعَدُونَ
Ata nuk do t'i shqetësojë as tmerri më i madh dhe melekët do t'i presin ata (duke u thënë): "Kjo është dita juaj që ju qe premtuar!"
અરબી તફસીરો:
يَوۡمَ نَطۡوِي ٱلسَّمَآءَ كَطَيِّ ٱلسِّجِلِّ لِلۡكُتُبِۚ كَمَا بَدَأۡنَآ أَوَّلَ خَلۡقٖ نُّعِيدُهُۥۚ وَعۡدًا عَلَيۡنَآۚ إِنَّا كُنَّا فَٰعِلِينَ
Ditën kur Ne do të palosim qiellin siç palosen fletët e librit. Ashtu siç e nisëm krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne, me të vërtetë, do ta bëjmë këtë.
અરબી તફસીરો:
وَلَقَدۡ كَتَبۡنَا فِي ٱلزَّبُورِ مِنۢ بَعۡدِ ٱلذِّكۡرِ أَنَّ ٱلۡأَرۡضَ يَرِثُهَا عِبَادِيَ ٱلصَّٰلِحُونَ
Ne e kemi shënuar në Librat e shpallur, pas shënimit në Leuhi Mahfudh, se Tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.
અરબી તફસીરો:
إِنَّ فِي هَٰذَا لَبَلَٰغٗا لِّقَوۡمٍ عَٰبِدِينَ
Në të vërtetë, në këtë (Kuran) ka mësime të mjaftueshme për njerëzit adhurues (të Allahut).
અરબી તફસીરો:
وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا رَحۡمَةٗ لِّلۡعَٰلَمِينَ
Ne të dërguam ty (o Muhamed) vetëm si mëshirë për botët.
અરબી તફસીરો:
قُلۡ إِنَّمَا يُوحَىٰٓ إِلَيَّ أَنَّمَآ إِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ فَهَلۡ أَنتُم مُّسۡلِمُونَ
Thuaj: "Mua më është shpallur se Zoti juaj është një Zot i Vetëm. Pra, a do t'i nënshtroheni Atij?"
અરબી તફસીરો:
فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَقُلۡ ءَاذَنتُكُمۡ عَلَىٰ سَوَآءٖۖ وَإِنۡ أَدۡرِيٓ أَقَرِيبٌ أَم بَعِيدٞ مَّا تُوعَدُونَ
Por, nëse ata kthejnë shpinën, thuaju: "Unë ju kam lajmëruar të gjithëve njësoj dhe nuk e di a është afër apo larg ajo që ju është premtuar.
અરબી તફસીરો:
إِنَّهُۥ يَعۡلَمُ ٱلۡجَهۡرَ مِنَ ٱلۡقَوۡلِ وَيَعۡلَمُ مَا تَكۡتُمُونَ
Pa dyshim, Ai e di atë që thuhet haptazi dhe e di atë që ju e fshihni.
અરબી તફસીરો:
وَإِنۡ أَدۡرِي لَعَلَّهُۥ فِتۡنَةٞ لَّكُمۡ وَمَتَٰعٌ إِلَىٰ حِينٖ
Ndërkaq, unë nuk e di nëse kjo (vonesë) është sprovë për ju apo kënaqësi e përkohshme."
અરબી તફસીરો:
قَٰلَ رَبِّ ٱحۡكُم بِٱلۡحَقِّۗ وَرَبُّنَا ٱلرَّحۡمَٰنُ ٱلۡمُسۡتَعَانُ عَلَىٰ مَا تَصِفُونَ
(I Dërguari) tha: "Zoti im, gjyko (mes nesh) me drejtësi. Zoti ynë është i Gjithëmëshirshmi, nga i Cili kërkojmë ndihmë kundër asaj që thoni."
અરબી તફસીરો:
 
શબ્દોનું ભાષાંતર સૂરહ: અલ્ અન્બિયા
સૂરહ માટે અનુક્રમણિકા પેજ નંબર
 
કુરઆન મજીદના શબ્દોનું ભાષાંતર - અલ્બેનિયન ભાષામાં અનુવાદ - રવ્વાદ ભાષાંતર કેન્દ્ર - કાર્ય પ્રગતિમાં છે. - ભાષાંતરોની અનુક્રમણિકા

રુવાદ ભાષાંતર કેન્દ્રની ટીમ દ્વારા અને રબ્વાહ ઇસ્લામિક પ્રચાર કાર્યાલય અને વિવિધ ભાષાઓમાં ઇસ્લામની સામગ્રી પ્રસ્તુત કરતું સંગઠનના સહયોગથી

બંધ કરો