Check out the new design

د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی * - د ژباړو فهرست (لړلیک)


د معناګانو ژباړه سورت: طه   آیت:
وَأَنَا ٱخۡتَرۡتُكَ فَٱسۡتَمِعۡ لِمَا يُوحَىٰٓ
Unë të kam zgjedhur ty, prandaj dëgjoje mirë atë që po të shpallet!
عربي تفسیرونه:
إِنَّنِيٓ أَنَا ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنَا۠ فَٱعۡبُدۡنِي وَأَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ لِذِكۡرِيٓ
"Me të vërtetë, Unë jam Allahu, askush përveç Meje nuk meriton të adhurohet. Pra, vetëm Mua më adhuro dhe fale namazin për të më kujtuar Mua!
عربي تفسیرونه:
إِنَّ ٱلسَّاعَةَ ءَاتِيَةٌ أَكَادُ أُخۡفِيهَا لِتُجۡزَىٰ كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا تَسۡعَىٰ
Çasti i Kiametit do të vijë patjetër, por Unë e kam fshehur fort atë, në mënyrë që gjithsecili të shpërblehet sipas asaj që ka punuar.
عربي تفسیرونه:
فَلَا يَصُدَّنَّكَ عَنۡهَا مَن لَّا يُؤۡمِنُ بِهَا وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ فَتَرۡدَىٰ
Prandaj, të të mos mashtrojnë kundrejt saj ata që nuk besojnë në të dhe ndjekin epshet e veta, se përndryshe do të shkatërrohesh.
عربي تفسیرونه:
وَمَا تِلۡكَ بِيَمِينِكَ يَٰمُوسَىٰ
Ç'është ajo në të djathtën tënde, o Musa?"
عربي تفسیرونه:
قَالَ هِيَ عَصَايَ أَتَوَكَّؤُاْ عَلَيۡهَا وَأَهُشُّ بِهَا عَلَىٰ غَنَمِي وَلِيَ فِيهَا مَـَٔارِبُ أُخۡرَىٰ
Ai tha: "Është shkopi im, me të cilin mbështetem e u shkund gjethe dhenve të mia, por e përdor edhe për punë të tjera."
عربي تفسیرونه:
قَالَ أَلۡقِهَا يَٰمُوسَىٰ
Allahu tha: "Hidhe atë, o Musa!"
عربي تفسیرونه:
فَأَلۡقَىٰهَا فَإِذَا هِيَ حَيَّةٞ تَسۡعَىٰ
Ai e hodhi atë dhe, papritmas, ai u shndërrua në një gjarpër që lëvizte me shpejtësi.
عربي تفسیرونه:
قَالَ خُذۡهَا وَلَا تَخَفۡۖ سَنُعِيدُهَا سِيرَتَهَا ٱلۡأُولَىٰ
Allahu tha: "Merre atë e mos ki frikë, se Ne do ta kthejmë në gjendjen e tij të mëparshme!
عربي تفسیرونه:
وَٱضۡمُمۡ يَدَكَ إِلَىٰ جَنَاحِكَ تَخۡرُجۡ بَيۡضَآءَ مِنۡ غَيۡرِ سُوٓءٍ ءَايَةً أُخۡرَىٰ
Fute dorën nën sqetull: ajo do të dalë e bardhë, pa ndonjë të metë, si një shenjë tjetër,
عربي تفسیرونه:
لِنُرِيَكَ مِنۡ ءَايَٰتِنَا ٱلۡكُبۡرَى
për të të treguar disa nga shenjat Tona më të mëdha.
عربي تفسیرونه:
ٱذۡهَبۡ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ
Shko te Faraoni, se ai vërtet e ka tepruar!
عربي تفسیرونه:
قَالَ رَبِّ ٱشۡرَحۡ لِي صَدۡرِي
Ai tha: "Zoti im, zgjeroma gjoksin,
عربي تفسیرونه:
وَيَسِّرۡ لِيٓ أَمۡرِي
lehtësoma punën,
عربي تفسیرونه:
وَٱحۡلُلۡ عُقۡدَةٗ مِّن لِّسَانِي
dhe zgjidhma nyjën e gjuhës,
عربي تفسیرونه:
يَفۡقَهُواْ قَوۡلِي
që ta kuptojnë fjalën time!
عربي تفسیرونه:
وَٱجۡعَل لِّي وَزِيرٗا مِّنۡ أَهۡلِي
Më jep një ndihmës nga familja ime,
عربي تفسیرونه:
هَٰرُونَ أَخِي
Harunin, vëllanë tim!
عربي تفسیرونه:
ٱشۡدُدۡ بِهِۦٓ أَزۡرِي
Më shto fuqinë përmes tij,
عربي تفسیرونه:
وَأَشۡرِكۡهُ فِيٓ أَمۡرِي
dhe bëje ortak në detyrën time,
عربي تفسیرونه:
كَيۡ نُسَبِّحَكَ كَثِيرٗا
që të të lartësojmë shumë
عربي تفسیرونه:
وَنَذۡكُرَكَ كَثِيرًا
e të të përmendim shumë!
عربي تفسیرونه:
إِنَّكَ كُنتَ بِنَا بَصِيرٗا
Me të vërtetë, Ti je Vëzhguesi ynë."
عربي تفسیرونه:
قَالَ قَدۡ أُوتِيتَ سُؤۡلَكَ يَٰمُوسَىٰ
Allahu tha: "T'u plotësua kërkesa, o Musa!
عربي تفسیرونه:
وَلَقَدۡ مَنَنَّا عَلَيۡكَ مَرَّةً أُخۡرَىٰٓ
Ne të kemi dhuruar mirësi edhe më parë,
عربي تفسیرونه:
 
د معناګانو ژباړه سورت: طه
د سورتونو فهرست (لړلیک) د مخ نمبر
 
د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی - د ژباړو فهرست (لړلیک)

دا ژباړه د مرکز رواد الترجمة ټیم لخوا د ربوہ د تبلیغ ټولنې او د اسلامي منځپانګې د خدماتو ټولنې په همکارۍ شوې.

بندول