Check out the new design

د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی * - د ژباړو فهرست (لړلیک)


د معناګانو ژباړه سورت: طه   آیت:
وَلَقَدۡ أَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَسۡرِ بِعِبَادِي فَٱضۡرِبۡ لَهُمۡ طَرِيقٗا فِي ٱلۡبَحۡرِ يَبَسٗا لَّا تَخَٰفُ دَرَكٗا وَلَا تَخۡشَىٰ
Ne i shpallëm Musait: "Udhëto natën me robërit e Mi dhe hapu atyre një rrugë të tharë në det, ku nuk do të frikësohesh se ju zënë, as do të kesh frikë (nga mbytja)."
عربي تفسیرونه:
فَأَتۡبَعَهُمۡ فِرۡعَوۡنُ بِجُنُودِهِۦ فَغَشِيَهُم مِّنَ ٱلۡيَمِّ مَا غَشِيَهُمۡ
Atëherë, Faraoni i ndoqi me ushtrinë e tij, por deti i pushtoi plotësisht.
عربي تفسیرونه:
وَأَضَلَّ فِرۡعَوۡنُ قَوۡمَهُۥ وَمَا هَدَىٰ
Faraoni e humbi popullin e tij dhe nuk e udhëzoi në rrugë të drejtë.
عربي تفسیرونه:
يَٰبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ قَدۡ أَنجَيۡنَٰكُم مِّنۡ عَدُوِّكُمۡ وَوَٰعَدۡنَٰكُمۡ جَانِبَ ٱلطُّورِ ٱلۡأَيۡمَنَ وَنَزَّلۡنَا عَلَيۡكُمُ ٱلۡمَنَّ وَٱلسَّلۡوَىٰ
O bijtë e Israilit, Ne ju shpëtuam nga armiku juaj, lidhëm besën me ju në anën e djathtë të malit Tur dhe ju zbritëm menën[1] dhe thëllëzat.
[1] Mena: një pije e ëmbël si mjalti.
عربي تفسیرونه:
كُلُواْ مِن طَيِّبَٰتِ مَا رَزَقۡنَٰكُمۡ وَلَا تَطۡغَوۡاْ فِيهِ فَيَحِلَّ عَلَيۡكُمۡ غَضَبِيۖ وَمَن يَحۡلِلۡ عَلَيۡهِ غَضَبِي فَقَدۡ هَوَىٰ
"Hani nga të mirat që jua kemi dhënë, por mos i kaloni kufijtë në të, se përndryshe do t'ju zërë zemërimi Im. E, ai që e zë zemërimi Im, do të humbasë.
عربي تفسیرونه:
وَإِنِّي لَغَفَّارٞ لِّمَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا ثُمَّ ٱهۡتَدَىٰ
Unë, me të vërtetë, jam Falës i Madh për atë që pendohet, beson, bën vepra të mira dhe i përmbahet udhëzimit të vërtetë."
عربي تفسیرونه:
۞ وَمَآ أَعۡجَلَكَ عَن قَوۡمِكَ يَٰمُوسَىٰ
"Çfarë të shtyu të nxitosh para popullit tënd, o Musa?"
عربي تفسیرونه:
قَالَ هُمۡ أُوْلَآءِ عَلَىٰٓ أَثَرِي وَعَجِلۡتُ إِلَيۡكَ رَبِّ لِتَرۡضَىٰ
Ai tha: "Ata janë duke ndjekur gjurmët e mia e unë nxitova te Ti, o Zoti im, që të jesh i kënaqur me mua."
عربي تفسیرونه:
قَالَ فَإِنَّا قَدۡ فَتَنَّا قَوۡمَكَ مِنۢ بَعۡدِكَ وَأَضَلَّهُمُ ٱلسَّامِرِيُّ
Allahu tha: "Ne e kemi sprovuar popullin tënd gjatë mungesës sate dhe Samiriu i ka çuar në humbje ata."
عربي تفسیرونه:
فَرَجَعَ مُوسَىٰٓ إِلَىٰ قَوۡمِهِۦ غَضۡبَٰنَ أَسِفٗاۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ أَلَمۡ يَعِدۡكُمۡ رَبُّكُمۡ وَعۡدًا حَسَنًاۚ أَفَطَالَ عَلَيۡكُمُ ٱلۡعَهۡدُ أَمۡ أَرَدتُّمۡ أَن يَحِلَّ عَلَيۡكُمۡ غَضَبٞ مِّن رَّبِّكُمۡ فَأَخۡلَفۡتُم مَّوۡعِدِي
Kështu, Musai u kthye te populli i tij i zemëruar e i pikëlluar dhe tha: "O populli im, a nuk ju dha Zoti juaj një premtim të mirë? A aq e gjatë ju duk koha apo deshët që t'ju godasë zemërimi i Zotit tuaj, ndërkohë që e thyet premtimin që më dhatë?"
عربي تفسیرونه:
قَالُواْ مَآ أَخۡلَفۡنَا مَوۡعِدَكَ بِمَلۡكِنَا وَلَٰكِنَّا حُمِّلۡنَآ أَوۡزَارٗا مِّن زِينَةِ ٱلۡقَوۡمِ فَقَذَفۡنَٰهَا فَكَذَٰلِكَ أَلۡقَى ٱلسَّامِرِيُّ
Ata thanë: "Ne nuk e thyem premtimin që të dhamë me vullnetin tonë, por u ngarkuam me stolitë e popullit (të Faraonit), kështu që i hodhëm ato (në zjarr) e po ashtu i hodhi edhe Samiriu."
عربي تفسیرونه:
 
د معناګانو ژباړه سورت: طه
د سورتونو فهرست (لړلیک) د مخ نمبر
 
د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی - د ژباړو فهرست (لړلیک)

دا ژباړه د مرکز رواد الترجمة ټیم لخوا د ربوہ د تبلیغ ټولنې او د اسلامي منځپانګې د خدماتو ټولنې په همکارۍ شوې.

بندول