Check out the new design

د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی * - د ژباړو فهرست (لړلیک)


د معناګانو ژباړه سورت: طه   آیت:
قَالَ عِلۡمُهَا عِندَ رَبِّي فِي كِتَٰبٖۖ لَّا يَضِلُّ رَبِّي وَلَا يَنسَى
Ai (Musai) tha: "Dija për ta është te Zoti im në një Libër. Zoti im nuk gabon dhe nuk harron."
عربي تفسیرونه:
ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ مَهۡدٗا وَسَلَكَ لَكُمۡ فِيهَا سُبُلٗا وَأَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَخۡرَجۡنَا بِهِۦٓ أَزۡوَٰجٗا مِّن نَّبَاتٖ شَتَّىٰ
Ai është që për ju shtriu Tokën, ju bëri në të shtigje dhe lëshoi shi nga qielli, përmes të cilit nxori lloje të ndryshme bimësh.
عربي تفسیرونه:
كُلُواْ وَٱرۡعَوۡاْ أَنۡعَٰمَكُمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّأُوْلِي ٱلنُّهَىٰ
Hani e kullotni bagëtinë tuaj! Vërtet, në këto ka shenja për mendarët.
عربي تفسیرونه:
۞ مِنۡهَا خَلَقۡنَٰكُمۡ وَفِيهَا نُعِيدُكُمۡ وَمِنۡهَا نُخۡرِجُكُمۡ تَارَةً أُخۡرَىٰ
Prej tokës ju krijuam, në të do t'ju kthejmë dhe prej saj do t'ju ringjallim edhe një herë.
عربي تفسیرونه:
وَلَقَدۡ أَرَيۡنَٰهُ ءَايَٰتِنَا كُلَّهَا فَكَذَّبَ وَأَبَىٰ
Ne ia treguam atij (Faraonit) të gjitha shenjat Tona, por ai i përgënjeshtroi ato dhe kundërshtoi.
عربي تفسیرونه:
قَالَ أَجِئۡتَنَا لِتُخۡرِجَنَا مِنۡ أَرۡضِنَا بِسِحۡرِكَ يَٰمُوسَىٰ
Ai tha: "A paske ardhur të na nxjerrësh nga toka jonë me magjinë tënde, o Musa?
عربي تفسیرونه:
فَلَنَأۡتِيَنَّكَ بِسِحۡرٖ مِّثۡلِهِۦ فَٱجۡعَلۡ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَكَ مَوۡعِدٗا لَّا نُخۡلِفُهُۥ نَحۡنُ وَلَآ أَنتَ مَكَانٗا سُوٗى
Ne do të të sjellim një magji të ngjashme, kështu që cakto mes nesh e teje një takim të përshtatshëm, të cilin nuk do ta thyenim as ne e as ti."
عربي تفسیرونه:
قَالَ مَوۡعِدُكُمۡ يَوۡمُ ٱلزِّينَةِ وَأَن يُحۡشَرَ ٱلنَّاسُ ضُحٗى
Musai tha: "Takimi me ju le të jetë në ditën e festës, kur të tubohen njerëzit paradite."
عربي تفسیرونه:
فَتَوَلَّىٰ فِرۡعَوۡنُ فَجَمَعَ كَيۡدَهُۥ ثُمَّ أَتَىٰ
Faraoni shkoi dhe thuri planin e vet e pastaj erdhi (në pikëtakim).
عربي تفسیرونه:
قَالَ لَهُم مُّوسَىٰ وَيۡلَكُمۡ لَا تَفۡتَرُواْ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبٗا فَيُسۡحِتَكُم بِعَذَابٖۖ وَقَدۡ خَابَ مَنِ ٱفۡتَرَىٰ
Musai u tha atyre (magjistarëve): "Mjerë ju! Mos trilloni gënjeshtra kundër Allahut, që Ai t'ju shfarosë me dënim. S'ka dyshim se, kushdo që trillon gënjeshtra, do të dështojë."
عربي تفسیرونه:
فَتَنَٰزَعُوٓاْ أَمۡرَهُم بَيۡنَهُمۡ وَأَسَرُّواْ ٱلنَّجۡوَىٰ
Atëherë, ata e diskutuan këtë çështje mes tyre, duke pëshpëritur fshehurazi.
عربي تفسیرونه:
قَالُوٓاْ إِنۡ هَٰذَٰنِ لَسَٰحِرَٰنِ يُرِيدَانِ أَن يُخۡرِجَاكُم مِّنۡ أَرۡضِكُم بِسِحۡرِهِمَا وَيَذۡهَبَا بِطَرِيقَتِكُمُ ٱلۡمُثۡلَىٰ
Ata thanë: "Këta janë thjesht dy magjistarë që duan t'ju dëbojnë nga toka juaj me magjinë e tyre dhe të prishin mënyrën tuaj shembullore të jetesës.
عربي تفسیرونه:
فَأَجۡمِعُواْ كَيۡدَكُمۡ ثُمَّ ٱئۡتُواْ صَفّٗاۚ وَقَدۡ أَفۡلَحَ ٱلۡيَوۡمَ مَنِ ٱسۡتَعۡلَىٰ
Prandaj, bashkoni magjitë tuaja, pastaj rreshtohuni në radhë. Ai që ngjadhënjen sot, është fitimtari i vërtetë!"
عربي تفسیرونه:
 
د معناګانو ژباړه سورت: طه
د سورتونو فهرست (لړلیک) د مخ نمبر
 
د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی - د ژباړو فهرست (لړلیک)

دا ژباړه د مرکز رواد الترجمة ټیم لخوا د ربوہ د تبلیغ ټولنې او د اسلامي منځپانګې د خدماتو ټولنې په همکارۍ شوې.

بندول