Check out the new design

அல்குர்ஆன் மொழிபெயர்ப்பு - அல்பேனிய மொழிபெயர்ப்பு- அர்ருவ்வாத் மொழிபெயர்ப்பு நிலையம் (இதன் பணிகள் நடைபெறுகின்றன) * - மொழிபெயர்ப்பு அட்டவணை


மொழிபெயர்ப்பு அத்தியாயம்: அல்பகரா   வசனம்:
وَقَالَتِ ٱلۡيَهُودُ لَيۡسَتِ ٱلنَّصَٰرَىٰ عَلَىٰ شَيۡءٖ وَقَالَتِ ٱلنَّصَٰرَىٰ لَيۡسَتِ ٱلۡيَهُودُ عَلَىٰ شَيۡءٖ وَهُمۡ يَتۡلُونَ ٱلۡكِتَٰبَۗ كَذَٰلِكَ قَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَعۡلَمُونَ مِثۡلَ قَوۡلِهِمۡۚ فَٱللَّهُ يَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُواْ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ
Hebrenjtë thonë: "Të krishterët nuk kanë asgjë ku mund të mbështeten", kurse të krishterët thonë: "Hebrenjtë nuk kanë asgjë ku mund të mbështeten", ndonëse (të dyja palët) e lexojnë Librin. Po ashtu, të njëjtat fjalë i thonë edhe të paditurit (idhujtarët). Allahu do të gjykojë ndërmjet tyre në Ditën e Kiametit për gjërat që nuk pajtoheshin.
அரபு விரிவுரைகள்:
وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّن مَّنَعَ مَسَٰجِدَ ٱللَّهِ أَن يُذۡكَرَ فِيهَا ٱسۡمُهُۥ وَسَعَىٰ فِي خَرَابِهَآۚ أُوْلَٰٓئِكَ مَا كَانَ لَهُمۡ أَن يَدۡخُلُوهَآ إِلَّا خَآئِفِينَۚ لَهُمۡ فِي ٱلدُّنۡيَا خِزۡيٞ وَلَهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٞ
Kush është më mizor se ai që ndalon të përmendet emri i Allahut në xhamitë e Tij dhe përpiqet t'i rrënojë ato?! Atyre nuk u takon të hyjnë në to, veçse të frikësuar. Për ta në këtë botë ka poshtërim, kurse në botën tjetër dënim të madh.
அரபு விரிவுரைகள்:
وَلِلَّهِ ٱلۡمَشۡرِقُ وَٱلۡمَغۡرِبُۚ فَأَيۡنَمَا تُوَلُّواْ فَثَمَّ وَجۡهُ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ وَٰسِعٌ عَلِيمٞ
Të Allahut janë lindja e perëndimi, andaj, ngado që të ktheheni, andej është Fytyra e Allahut. Me të vërtetë, Allahu është Mëshirëmadh, i Gjithëdijshëm.
அரபு விரிவுரைகள்:
وَقَالُواْ ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ وَلَدٗاۗ سُبۡحَٰنَهُۥۖ بَل لَّهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ كُلّٞ لَّهُۥ قَٰنِتُونَ
Ata thonë: "Allahu ka fëmijë". I Patëmeta është Ai! Përkundrazi! E Tij është gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë dhe gjithçka i nënshtrohet Atij.
அரபு விரிவுரைகள்:
بَدِيعُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ وَإِذَا قَضَىٰٓ أَمۡرٗا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ
Ai është Shpikësi i qiejve e i Tokës. Kur vendos të bëjë diçka, vetëm i thotë: "Bëhu!" dhe bëhet.
அரபு விரிவுரைகள்:
وَقَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَعۡلَمُونَ لَوۡلَا يُكَلِّمُنَا ٱللَّهُ أَوۡ تَأۡتِينَآ ءَايَةٞۗ كَذَٰلِكَ قَالَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِم مِّثۡلَ قَوۡلِهِمۡۘ تَشَٰبَهَتۡ قُلُوبُهُمۡۗ قَدۡ بَيَّنَّا ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يُوقِنُونَ
Ata që nuk kanë dije thonë: "Përse të mos na flasë Allahu neve ose së paku të na vijë ndonjë shenjë (mrekulli)?!" Njësoj thoshin edhe ata që ishin para tyre. Zemrat e tyre i ngjajnë njëra-tjetrës. Ndërkohë, Ne i kemi sqaruar shenjat Tona për ata që binden.
அரபு விரிவுரைகள்:
إِنَّآ أَرۡسَلۡنَٰكَ بِٱلۡحَقِّ بَشِيرٗا وَنَذِيرٗاۖ وَلَا تُسۡـَٔلُ عَنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلۡجَحِيمِ
Pa dyshim, Ne të kemi dërguar ty (o Muhamed) me të Vërtetën si kumtues të lajmit të mirë dhe paralajmërues; ti nuk do të pyetesh për banorët e Zjarrit flakërues.
அரபு விரிவுரைகள்:
 
மொழிபெயர்ப்பு அத்தியாயம்: அல்பகரா
அத்தியாயங்களின் அட்டவணை பக்க எண்
 
அல்குர்ஆன் மொழிபெயர்ப்பு - அல்பேனிய மொழிபெயர்ப்பு- அர்ருவ்வாத் மொழிபெயர்ப்பு நிலையம் (இதன் பணிகள் நடைபெறுகின்றன) - மொழிபெயர்ப்பு அட்டவணை

அர்ருவ்வாத் மொழிபெயர்ப்பு மையத்தின் குழு அல்-ரப்வா அழைப்பு சங்கம் மற்றும் பல் மொழிகளில் இஸ்லாமிய உள்ளடக்கத்திற்கு சேவை செய்யும் சங்கத்துடன் இணைந்து மொழிபெயர்த்துள்ளது.

மூடுக