Check out the new design

Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa * - Indise ng mga Salin


Salin ng mga Kahulugan Surah: Sād   Ayah:
ٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَٱذۡكُرۡ عَبۡدَنَا دَاوُۥدَ ذَا ٱلۡأَيۡدِۖ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ
Duroje atë që thonë ata dhe kujtoje robin Tonë, Davudin, të fuqishmin, i cili kthehej gjithnjë i penduar (drejt Zotit).
Ang mga Tafsir na Arabe:
إِنَّا سَخَّرۡنَا ٱلۡجِبَالَ مَعَهُۥ يُسَبِّحۡنَ بِٱلۡعَشِيِّ وَٱلۡإِشۡرَاقِ
Ne i nënshtruam malet që, bashkë me të, ta madhëronin Allahun në mbrëmje e në mëngjes,
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَٱلطَّيۡرَ مَحۡشُورَةٗۖ كُلّٞ لَّهُۥٓ أَوَّابٞ
po ashtu edhe shpendët e grumbulluar; të gjithë të përulur para tij.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَشَدَدۡنَا مُلۡكَهُۥ وَءَاتَيۡنَٰهُ ٱلۡحِكۡمَةَ وَفَصۡلَ ٱلۡخِطَابِ
Ne e forcuam mbretërinë e tij dhe i dhamë urtësi e qartësi në të folur.
Ang mga Tafsir na Arabe:
۞ وَهَلۡ أَتَىٰكَ نَبَؤُاْ ٱلۡخَصۡمِ إِذۡ تَسَوَّرُواْ ٱلۡمِحۡرَابَ
A të ka mbërritur ndodhia e atyre që grindeshin, të cilët kapërcyen murin e u futën në faltoren tij?
Ang mga Tafsir na Arabe:
إِذۡ دَخَلُواْ عَلَىٰ دَاوُۥدَ فَفَزِعَ مِنۡهُمۡۖ قَالُواْ لَا تَخَفۡۖ خَصۡمَانِ بَغَىٰ بَعۡضُنَا عَلَىٰ بَعۡضٖ فَٱحۡكُم بَيۡنَنَا بِٱلۡحَقِّ وَلَا تُشۡطِطۡ وَٱهۡدِنَآ إِلَىٰ سَوَآءِ ٱلصِّرَٰطِ
Kur hynë te Davudi, ai u tremb. Ata i thanë: "Mos ki frikë! Ne jemi dy kundërshtarë, njëri prej të cilëve i ka bërë padrejtësi tjetrit, prandaj gjyko mes nesh me drejtësi e mos bëj shkelje, por udhëzona në rrugë të drejtë."
Ang mga Tafsir na Arabe:
إِنَّ هَٰذَآ أَخِي لَهُۥ تِسۡعٞ وَتِسۡعُونَ نَعۡجَةٗ وَلِيَ نَعۡجَةٞ وَٰحِدَةٞ فَقَالَ أَكۡفِلۡنِيهَا وَعَزَّنِي فِي ٱلۡخِطَابِ
Ky është vëllai im: ai ka nëntëdhjetë e nëntë dele, ndërsa unë kam vetëm një dele, por, megjithatë më thotë: "Ma jep mua atë!" dhe më mundi me fjalë."
Ang mga Tafsir na Arabe:
قَالَ لَقَدۡ ظَلَمَكَ بِسُؤَالِ نَعۡجَتِكَ إِلَىٰ نِعَاجِهِۦۖ وَإِنَّ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلۡخُلَطَآءِ لَيَبۡغِي بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٍ إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَقَلِيلٞ مَّا هُمۡۗ وَظَنَّ دَاوُۥدُ أَنَّمَا فَتَنَّٰهُ فَٱسۡتَغۡفَرَ رَبَّهُۥ وَخَرَّۤ رَاكِعٗاۤ وَأَنَابَ۩
Davudi tha: "Pa dyshim, ai të ka bërë padrejtësi duke kërkuar delen tënde për ta bashkuar me delet e veta. Me të vërtetë, shumë ortakë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, me përjashtim të atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, e të atillët janë pak." Atëherë, Davudi e kuptoi se Ne vetëm po e sprovonim, prandaj kërkoi falje nga Zoti i tij, ra me fytyrë përtokë dhe u pendua.
Ang mga Tafsir na Arabe:
فَغَفَرۡنَا لَهُۥ ذَٰلِكَۖ وَإِنَّ لَهُۥ عِندَنَا لَزُلۡفَىٰ وَحُسۡنَ مَـَٔابٖ
Kështu, Ne ia falëm atij (gabimin), ndërkohë, ai njëmend ka një vend të afërt te Ne dhe një vendkthim të shkëlqyeshëm.
Ang mga Tafsir na Arabe:
يَٰدَاوُۥدُ إِنَّا جَعَلۡنَٰكَ خَلِيفَةٗ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱحۡكُم بَيۡنَ ٱلنَّاسِ بِٱلۡحَقِّ وَلَا تَتَّبِعِ ٱلۡهَوَىٰ فَيُضِلَّكَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَضِلُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ لَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدُۢ بِمَا نَسُواْ يَوۡمَ ٱلۡحِسَابِ
"O Davud, Ne të kemi bërë sundues në tokë, prandaj gjyko mes njerëzve me drejtësi dhe mos ndiq dëshirat e të largohesh nga rruga e Allahut! Ata që shmangen nga rruga e Allahut do të kenë një dënim të rëndë, meqë kanë harruar Ditën e Llogarisë."
Ang mga Tafsir na Arabe:
 
Salin ng mga Kahulugan Surah: Sād
Indise ng mga Surah Numero ng Pahina
 
Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa - Indise ng mga Salin

Isinalin ito ng isang pangkat ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin sa pakikipagtulungan ng Samahan ng Da‘wah sa Rabwah at Samahan ng Paglilingkod sa Nilalamang Islāmiko sa mga Wika.

Isara