Check out the new design

Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa * - Indise ng mga Salin


Salin ng mga Kahulugan Surah: Sād   Ayah:
وَوَهَبۡنَا لَهُۥٓ أَهۡلَهُۥ وَمِثۡلَهُم مَّعَهُمۡ رَحۡمَةٗ مِّنَّا وَذِكۡرَىٰ لِأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ
Ne ia kthyem familjen, madje edhe një herë aq, si mëshirë prej Nesh dhe mësim për mendarët.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَخُذۡ بِيَدِكَ ضِغۡثٗا فَٱضۡرِب بِّهِۦ وَلَا تَحۡنَثۡۗ إِنَّا وَجَدۡنَٰهُ صَابِرٗاۚ نِّعۡمَ ٱلۡعَبۡدُ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٞ
(I thamë gjithashtu): "Merr në dorë një tufë fijesh dhe godite me të (gruan tënde) e mos e thyej betimin!" Ne e gjetëm me të vërtetë të durueshëm. Sa rob i shkëlqyer! Ai kthehej gjithnjë i penduar (drejt Zotit).
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَٱذۡكُرۡ عِبَٰدَنَآ إِبۡرَٰهِيمَ وَإِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ أُوْلِي ٱلۡأَيۡدِي وَٱلۡأَبۡصَٰرِ
Kujto robërit Tanë: Ibrahimin, Ishakun dhe Jakubin, (të cilët ishin) të fortë e mendjemprehtë.
Ang mga Tafsir na Arabe:
إِنَّآ أَخۡلَصۡنَٰهُم بِخَالِصَةٖ ذِكۡرَى ٱلدَّارِ
Ne i dalluam ata me një veçori: kujtimin e vazhdueshëm të botës së amshuar.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَإِنَّهُمۡ عِندَنَا لَمِنَ ٱلۡمُصۡطَفَيۡنَ ٱلۡأَخۡيَارِ
S'ka dyshim se ata janë te Ne prej më të zgjedhurve e më të mirëve.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَٱذۡكُرۡ إِسۡمَٰعِيلَ وَٱلۡيَسَعَ وَذَا ٱلۡكِفۡلِۖ وَكُلّٞ مِّنَ ٱلۡأَخۡيَارِ
Kujto edhe Ismailin, Eljeseun dhe Dhulkiflin – të gjithë ishin ndër më të mirët.
Ang mga Tafsir na Arabe:
هَٰذَا ذِكۡرٞۚ وَإِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ لَحُسۡنَ مَـَٔابٖ
Ky është një përkujtim. Ndërkaq, për të devotshmit do të ketë një kthim të shkëlqyeshëm:
Ang mga Tafsir na Arabe:
جَنَّٰتِ عَدۡنٖ مُّفَتَّحَةٗ لَّهُمُ ٱلۡأَبۡوَٰبُ
në Xhenetet e Përjetësisë, portat e të cilave janë të hapura për ta.
Ang mga Tafsir na Arabe:
مُتَّكِـِٔينَ فِيهَا يَدۡعُونَ فِيهَا بِفَٰكِهَةٖ كَثِيرَةٖ وَشَرَابٖ
Ata do të qëndrojnë të mbështetur (në kolltuqe), duke kërkuar fruta e pije të shumëllojshme.
Ang mga Tafsir na Arabe:
۞ وَعِندَهُمۡ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ أَتۡرَابٌ
Pranë tyre do të jenë vashat e dëlira e moshatare.
Ang mga Tafsir na Arabe:
هَٰذَا مَا تُوعَدُونَ لِيَوۡمِ ٱلۡحِسَابِ
Pra, kjo është ajo që ju është premtuar për Ditën e Llogarisë.
Ang mga Tafsir na Arabe:
إِنَّ هَٰذَا لَرِزۡقُنَا مَا لَهُۥ مِن نَّفَادٍ
Pa dyshim, ky është rrizku Ynë, i cili nuk mbaron kurrë.
Ang mga Tafsir na Arabe:
هَٰذَاۚ وَإِنَّ لِلطَّٰغِينَ لَشَرَّ مَـَٔابٖ
Kjo është kështu, kurse për shkelësit e kufijve do të ketë një kthim të keq:
Ang mga Tafsir na Arabe:
جَهَنَّمَ يَصۡلَوۡنَهَا فَبِئۡسَ ٱلۡمِهَادُ
Xhehenemi, ku do të digjen. Eh, sa shtrat i keq që është ai!
Ang mga Tafsir na Arabe:
هَٰذَا فَلۡيَذُوقُوهُ حَمِيمٞ وَغَسَّاقٞ
Ky pra është dënimi! Le ta shijojnë atë: ujin e vluar dhe qelbin,
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَءَاخَرُ مِن شَكۡلِهِۦٓ أَزۡوَٰجٌ
si dhe lloj-lloj mundimesh të tjera të ngjashme.
Ang mga Tafsir na Arabe:
هَٰذَا فَوۡجٞ مُّقۡتَحِمٞ مَّعَكُمۡ لَا مَرۡحَبَۢا بِهِمۡۚ إِنَّهُمۡ صَالُواْ ٱلنَّارِ
(Prijësve do t'u thuhet:) "Kjo është një turmë që hidhen bashkë me ju (në dënim). (Ata do të përgjigjen:) "Mos paçin çlirim! S'ka dyshim se ata do të digjen në Zjarr."
Ang mga Tafsir na Arabe:
قَالُواْ بَلۡ أَنتُمۡ لَا مَرۡحَبَۢا بِكُمۡۖ أَنتُمۡ قَدَّمۡتُمُوهُ لَنَاۖ فَبِئۡسَ ٱلۡقَرَارُ
Ata do të thonë: "Jo, por ju mos paçi çlirim! Ju na sollët në këtë gjendje. Eh, çfarë vendi i tmerrshëm!"
Ang mga Tafsir na Arabe:
قَالُواْ رَبَّنَا مَن قَدَّمَ لَنَا هَٰذَا فَزِدۡهُ عَذَابٗا ضِعۡفٗا فِي ٱلنَّارِ
E do të thonë: "Zoti ynë, atyre që u bënë shkaktarë për këtë, shtojua dyfish dënimin në Zjarr!"
Ang mga Tafsir na Arabe:
 
Salin ng mga Kahulugan Surah: Sād
Indise ng mga Surah Numero ng Pahina
 
Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa - Indise ng mga Salin

Isinalin ito ng isang pangkat ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin sa pakikipagtulungan ng Samahan ng Da‘wah sa Rabwah at Samahan ng Paglilingkod sa Nilalamang Islāmiko sa mga Wika.

Isara