Check out the new design

Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa * - Indise ng mga Salin


Salin ng mga Kahulugan Surah: Al-Anfāl   Ayah:
وَأَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَلَا تَنَٰزَعُواْ فَتَفۡشَلُواْ وَتَذۡهَبَ رِيحُكُمۡۖ وَٱصۡبِرُوٓاْۚ إِنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلصَّٰبِرِينَ
Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij e mos u grindni me njëri-tjetrin, se do të humbni guximin e do t'ju lërë fuqia. Dhe jini të qëndrueshëm, se, pa dyshim, Allahu është me durimtarët.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَلَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ خَرَجُواْ مِن دِيَٰرِهِم بَطَرٗا وَرِئَآءَ ٱلنَّاسِ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۚ وَٱللَّهُ بِمَا يَعۡمَلُونَ مُحِيطٞ
E mos u bëni si ata që dolën nga shtëpitë e tyre duke u krekosur e për t'u dukur para njerëzve, duke dashur t'i pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut, sepse Allahu e di mirë çfarë bëjnë ata.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَإِذۡ زَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَعۡمَٰلَهُمۡ وَقَالَ لَا غَالِبَ لَكُمُ ٱلۡيَوۡمَ مِنَ ٱلنَّاسِ وَإِنِّي جَارٞ لَّكُمۡۖ فَلَمَّا تَرَآءَتِ ٱلۡفِئَتَانِ نَكَصَ عَلَىٰ عَقِبَيۡهِ وَقَالَ إِنِّي بَرِيٓءٞ مِّنكُمۡ إِنِّيٓ أَرَىٰ مَا لَا تَرَوۡنَ إِنِّيٓ أَخَافُ ٱللَّهَۚ وَٱللَّهُ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ
Shejtani ua hijeshoi punët e tyre (të këqija) dhe u tha: "Sot nuk do të mund t'ju mposhtë askush dhe unë jam mbrojtës juaji." Por, kur u ndeshën dy ushtritë, ai iku duke thënë: "Unë nuk kam të bëj me ju. Unë shoh atë që ju nuk e shihni. Njëmend, unë i frikësohem Allahut, se Allahu është i rreptë në ndëshkim."
Ang mga Tafsir na Arabe:
إِذۡ يَقُولُ ٱلۡمُنَٰفِقُونَ وَٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ غَرَّ هَٰٓؤُلَآءِ دِينُهُمۡۗ وَمَن يَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِ فَإِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٞ
Dyfytyrëshit dhe ata që kishin sëmundje në zemrat e tyre, thanë: "Këta i ka mashtruar feja e tyre." Por, kushdo që mbështetet në Allahun, le ta dijë se, me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذۡ يَتَوَفَّى ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ يَضۡرِبُونَ وُجُوهَهُمۡ وَأَدۡبَٰرَهُمۡ وَذُوقُواْ عَذَابَ ٱلۡحَرِيقِ
Eh, sikur t'i shihje melekët kur ua marrin shpirtrat jobesimtarëve, duke i goditur në fytyrë e në kurriz (e duke u thënë): "Shijoni dënimin e Zjarrit flakërues!
Ang mga Tafsir na Arabe:
ذَٰلِكَ بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيكُمۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَيۡسَ بِظَلَّٰمٖ لِّلۡعَبِيدِ
Këtë (dënim) e keni për shkak të asaj që bëtë me duart tuaja, se Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Vet."
Ang mga Tafsir na Arabe:
كَدَأۡبِ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ وَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُ بِذُنُوبِهِمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ قَوِيّٞ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ
Ashtu siç u ndodhi njerëzve të Faraonit dhe atyre që ishin para tyre, të cilët i mohuan ajetet (shpalljet dhe shenjat) e Allahut, ndërkohë që Allahu i shkatërroi për gjynahet që bënë. Me të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm dhe i rreptë në ndëshkim.
Ang mga Tafsir na Arabe:
 
Salin ng mga Kahulugan Surah: Al-Anfāl
Indise ng mga Surah Numero ng Pahina
 
Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa - Indise ng mga Salin

Isinalin ito ng isang pangkat ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin sa pakikipagtulungan ng Samahan ng Da‘wah sa Rabwah at Samahan ng Paglilingkod sa Nilalamang Islāmiko sa mga Wika.

Isara