Check out the new design

Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa * - Indise ng mga Salin


Salin ng mga Kahulugan Surah: Al-Anfāl   Ayah:
وَإِن يُرِيدُوٓاْ أَن يَخۡدَعُوكَ فَإِنَّ حَسۡبَكَ ٱللَّهُۚ هُوَ ٱلَّذِيٓ أَيَّدَكَ بِنَصۡرِهِۦ وَبِٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Por, nëse ata duan të të mashtrojnë, atëherë ty të mjafton Allahu. Ai është që të mbështeti me ndihmën e Tij dhe me besimtarët
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَأَلَّفَ بَيۡنَ قُلُوبِهِمۡۚ لَوۡ أَنفَقۡتَ مَا فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا مَّآ أَلَّفۡتَ بَيۡنَ قُلُوبِهِمۡ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ أَلَّفَ بَيۡنَهُمۡۚ إِنَّهُۥ عَزِيزٌ حَكِيمٞ
dhe ua bashkoi zemrat. Sikur të shpenzoje gjithçka që gjendet në tokë, s'do të mund t'i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato. Me të vërtetë, Ai është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
Ang mga Tafsir na Arabe:
يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ حَسۡبُكَ ٱللَّهُ وَمَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
O Profet! Allahu të mjafton ty dhe besimtarëve që të ndjekin.
Ang mga Tafsir na Arabe:
يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ حَرِّضِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ عَلَى ٱلۡقِتَالِۚ إِن يَكُن مِّنكُمۡ عِشۡرُونَ صَٰبِرُونَ يَغۡلِبُواْ مِاْئَتَيۡنِۚ وَإِن يَكُن مِّنكُم مِّاْئَةٞ يَغۡلِبُوٓاْ أَلۡفٗا مِّنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِأَنَّهُمۡ قَوۡمٞ لَّا يَفۡقَهُونَ
O Profet! Nxiti besimtarët për luftë! Nëse ndër ju gjenden njëzet durimtarë, ata do të mposhtin dyqind (jobesimtarë); e, nëse ndër ju gjenden njëqind, ata do të mposhtin një mijë jobesimtarë, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë.
Ang mga Tafsir na Arabe:
ٱلۡـَٰٔنَ خَفَّفَ ٱللَّهُ عَنكُمۡ وَعَلِمَ أَنَّ فِيكُمۡ ضَعۡفٗاۚ فَإِن يَكُن مِّنكُم مِّاْئَةٞ صَابِرَةٞ يَغۡلِبُواْ مِاْئَتَيۡنِۚ وَإِن يَكُن مِّنكُمۡ أَلۡفٞ يَغۡلِبُوٓاْ أَلۡفَيۡنِ بِإِذۡنِ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ مَعَ ٱلصَّٰبِرِينَ
Tash Allahu jua lehtësoi, meqë e dinte se keni ligështi. Pra, nëse gjenden nga ju njëqind durimtarë, ata do të mposhtin dyqind (jobesimtarë); e, nëse ndër ju gjenden një mijë, ata do të mposhtin dy mijë (jobesimtarë), me lejen e Allahut. Allahu është me durimtarët.
Ang mga Tafsir na Arabe:
مَا كَانَ لِنَبِيٍّ أَن يَكُونَ لَهُۥٓ أَسۡرَىٰ حَتَّىٰ يُثۡخِنَ فِي ٱلۡأَرۡضِۚ تُرِيدُونَ عَرَضَ ٱلدُّنۡيَا وَٱللَّهُ يُرِيدُ ٱلۡأٓخِرَةَۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٞ
Nuk i takon një profeti të ketë robër derisa të fuqizohet në tokë. Ju dëshironi mirësitë e kësaj bote, por Allahu dëshiron (për ju) botën tjetër. Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
Ang mga Tafsir na Arabe:
لَّوۡلَا كِتَٰبٞ مِّنَ ٱللَّهِ سَبَقَ لَمَسَّكُمۡ فِيمَآ أَخَذۡتُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٞ
Sikur të mos ishte një vendim paraprak nga Allahu (që lejonte prenë e luftës), do t'ju godiste një dënim i madh për atë që morët.
Ang mga Tafsir na Arabe:
فَكُلُواْ مِمَّا غَنِمۡتُمۡ حَلَٰلٗا طَيِّبٗاۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ
Gëzojeni pra prenë e luftës që fituat si diçka të lejuar e të mirë dhe kijeni frikë Allahun, se Allahu është vërtet Falës i madh e Mëshirëplotë.
Ang mga Tafsir na Arabe:
 
Salin ng mga Kahulugan Surah: Al-Anfāl
Indise ng mga Surah Numero ng Pahina
 
Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa - Indise ng mga Salin

Isinalin ito ng isang pangkat ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin sa pakikipagtulungan ng Samahan ng Da‘wah sa Rabwah at Samahan ng Paglilingkod sa Nilalamang Islāmiko sa mga Wika.

Isara