Check out the new design

《古兰经》译解 - 阿尔巴尼亚语翻译-拉瓦德翻译中心-正在进行 * - 译解目录


含义的翻译 章: 奴尔   段:
يُقَلِّبُ ٱللَّهُ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَعِبۡرَةٗ لِّأُوْلِي ٱلۡأَبۡصَٰرِ
Allahu e ndërron natën me ditën. Në të vërtetë, në këtë ka mësim për njerëzit mendjemprehtë.
阿拉伯语经注:
وَٱللَّهُ خَلَقَ كُلَّ دَآبَّةٖ مِّن مَّآءٖۖ فَمِنۡهُم مَّن يَمۡشِي عَلَىٰ بَطۡنِهِۦ وَمِنۡهُم مَّن يَمۡشِي عَلَىٰ رِجۡلَيۡنِ وَمِنۡهُم مَّن يَمۡشِي عَلَىٰٓ أَرۡبَعٖۚ يَخۡلُقُ ٱللَّهُ مَا يَشَآءُۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ
Allahu krijoi çdo gjallesë prej ujit. Disa prej tyre ecin (duke u zvarritur) me bark, disa ecin me dy këmbë e disa ecin me katër. Allahu krijon çfarë të dojë. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
阿拉伯语经注:
لَّقَدۡ أَنزَلۡنَآ ءَايَٰتٖ مُّبَيِّنَٰتٖۚ وَٱللَّهُ يَهۡدِي مَن يَشَآءُ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ
Në të vërtetë, Ne kemi zbritur ajete të qarta, e Allahu udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.
阿拉伯语经注:
وَيَقُولُونَ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَبِٱلرَّسُولِ وَأَطَعۡنَا ثُمَّ يَتَوَلَّىٰ فَرِيقٞ مِّنۡهُم مِّنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَۚ وَمَآ أُوْلَٰٓئِكَ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Ata (hipokritët) thonë: "Ne i besojmë Allahut e të Dërguarit dhe u bindemi." Por, pas kësaj, një grup prej tyre zmbrapsen. Këta nuk janë besimtarë.
阿拉伯语经注:
وَإِذَا دُعُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ لِيَحۡكُمَ بَيۡنَهُمۡ إِذَا فَرِيقٞ مِّنۡهُم مُّعۡرِضُونَ
Kur thirren tek Allahu dhe i Dërguari i Tij që ai të gjykojë mes tyre, një grup prej tyre kthejnë shpinën.
阿拉伯语经注:
وَإِن يَكُن لَّهُمُ ٱلۡحَقُّ يَأۡتُوٓاْ إِلَيۡهِ مُذۡعِنِينَ
Por, nëse e drejta është në anën e tyre, ata vijnë tek ai të përulur.
阿拉伯语经注:
أَفِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ أَمِ ٱرۡتَابُوٓاْ أَمۡ يَخَافُونَ أَن يَحِيفَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِمۡ وَرَسُولُهُۥۚ بَلۡ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ
A thua kanë sëmundje në zemrat e tyre?! Apo dyshojnë (në të Dërguarin)?! Apo kanë frikë se Allahu dhe i Dërguari i Tij do t'u bëjnë padrejtësi? Jo, por pikërisht ata janë të padrejtët.
阿拉伯语经注:
إِنَّمَا كَانَ قَوۡلَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ إِذَا دُعُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ لِيَحۡكُمَ بَيۡنَهُمۡ أَن يَقُولُواْ سَمِعۡنَا وَأَطَعۡنَاۚ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ
Sa u përket besimtarëve, kur thirren tek Allahu dhe i Dërguari i Tij që të gjykojë mes tyre, ata thonë: "Dëgjojmë dhe bindemi." Këta janë të shpëtuarit.
阿拉伯语经注:
وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَيَخۡشَ ٱللَّهَ وَيَتَّقۡهِ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡفَآئِزُونَ
Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, i druhen Allahut dhe i frikësohen Atij, e pikërisht ata janë fitimtarët.
阿拉伯语经注:
۞ وَأَقۡسَمُواْ بِٱللَّهِ جَهۡدَ أَيۡمَٰنِهِمۡ لَئِنۡ أَمَرۡتَهُمۡ لَيَخۡرُجُنَّۖ قُل لَّا تُقۡسِمُواْۖ طَاعَةٞ مَّعۡرُوفَةٌۚ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ
Ata (hipokritët) betohen fuqishëm në Allahun se, nëse i urdhëron, ata do të dalin në luftë. Thuaju: "Mos u betoni! Bindja e duhur (është më e mirë). Pa dyshim, Allahu di hollësisht gjithçka që bëni."
阿拉伯语经注:
 
含义的翻译 章: 奴尔
章节目录 页码
 
《古兰经》译解 - 阿尔巴尼亚语翻译-拉瓦德翻译中心-正在进行 - 译解目录

由拉瓦德翻译中心团队与拉布瓦 الدعوة协会和伊斯兰内容服务协会合作翻译。

关闭