Check out the new design

د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی * - د ژباړو فهرست (لړلیک)


د معناګانو ژباړه سورت: مریم   آیت:

Merjem

كٓهيعٓصٓ
Kaf, ha, ja, ajn, sad.
عربي تفسیرونه:
ذِكۡرُ رَحۡمَتِ رَبِّكَ عَبۡدَهُۥ زَكَرِيَّآ
Ky është rrëfimi i mëshirës së Zotit tënd ndaj robit të Tij, Zekerijait.
عربي تفسیرونه:
إِذۡ نَادَىٰ رَبَّهُۥ نِدَآءً خَفِيّٗا
Kur ai iu drejtua Zotit të vet me lutje të fshehtë,
عربي تفسیرونه:
قَالَ رَبِّ إِنِّي وَهَنَ ٱلۡعَظۡمُ مِنِّي وَٱشۡتَعَلَ ٱلرَّأۡسُ شَيۡبٗا وَلَمۡ أَكُنۢ بِدُعَآئِكَ رَبِّ شَقِيّٗا
duke thënë: "Zoti im, kockat më janë dobësuar dhe koka më është mbushur me thinja, megjithatë nuk jam zhgënjyer kurrë në lutjen time ndaj Teje, o Zoti im!
عربي تفسیرونه:
وَإِنِّي خِفۡتُ ٱلۡمَوَٰلِيَ مِن وَرَآءِي وَكَانَتِ ٱمۡرَأَتِي عَاقِرٗا فَهَبۡ لِي مِن لَّدُنكَ وَلِيّٗا
Unë u druhem të afërmve të mi pas meje, ndërkohë gruaja ime është beronjë prandaj më jep nga ana Jote një pasardhës,
عربي تفسیرونه:
يَرِثُنِي وَيَرِثُ مِنۡ ءَالِ يَعۡقُوبَۖ وَٱجۡعَلۡهُ رَبِّ رَضِيّٗا
që të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit (në çështjen e pejgamberisë). Bëje atë, o Zot, të pëlqyeshëm për Ty!"
عربي تفسیرونه:
يَٰزَكَرِيَّآ إِنَّا نُبَشِّرُكَ بِغُلَٰمٍ ٱسۡمُهُۥ يَحۡيَىٰ لَمۡ نَجۡعَل لَّهُۥ مِن قَبۡلُ سَمِيّٗا
(Allahu tha:) "O Zekerija, Ne po të japim lajmin e mirë për një djalë, emri i të cilit do të jetë Jahja, emër që nuk ia kemi vënë askujt më parë."
عربي تفسیرونه:
قَالَ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِي غُلَٰمٞ وَكَانَتِ ٱمۡرَأَتِي عَاقِرٗا وَقَدۡ بَلَغۡتُ مِنَ ٱلۡكِبَرِ عِتِيّٗا
Ai tha: "Zoti im, si mund të kem një djalë, kur gruaja ime është beronjë dhe unë kam arritur një moshë të shtyrë?"
عربي تفسیرونه:
قَالَ كَذَٰلِكَ قَالَ رَبُّكَ هُوَ عَلَيَّ هَيِّنٞ وَقَدۡ خَلَقۡتُكَ مِن قَبۡلُ وَلَمۡ تَكُ شَيۡـٔٗا
Ai (meleku) tha: "Ashtu është, por Zoti yt ka thënë: "Kjo për Mua është e lehtë, Unë të kam krijuar më parë kur nuk ishe asgjë."
عربي تفسیرونه:
قَالَ رَبِّ ٱجۡعَل لِّيٓ ءَايَةٗۖ قَالَ ءَايَتُكَ أَلَّا تُكَلِّمَ ٱلنَّاسَ ثَلَٰثَ لَيَالٖ سَوِيّٗا
Zekerijai tha: "Zoti im, më jep një shenjë." Ai tha: "Shenja jote është se nuk do të mund të flasësh me njerëzit tri net."
عربي تفسیرونه:
فَخَرَجَ عَلَىٰ قَوۡمِهِۦ مِنَ ٱلۡمِحۡرَابِ فَأَوۡحَىٰٓ إِلَيۡهِمۡ أَن سَبِّحُواْ بُكۡرَةٗ وَعَشِيّٗا
Pas kësaj ai doli te populli i tij nga faltorja dhe u bëri me shenjë që ta lavdërojnë Allahun mëngjes e mbrëmje.
عربي تفسیرونه:
 
د معناګانو ژباړه سورت: مریم
د سورتونو فهرست (لړلیک) د مخ نمبر
 
د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی - د ژباړو فهرست (لړلیک)

دا ژباړه د مرکز رواد الترجمة ټیم لخوا د ربوہ د تبلیغ ټولنې او د اسلامي منځپانګې د خدماتو ټولنې په همکارۍ شوې.

بندول