Check out the new design

د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی * - د ژباړو فهرست (لړلیک)


د معناګانو ژباړه سورت: مریم   آیت:
وَنَٰدَيۡنَٰهُ مِن جَانِبِ ٱلطُّورِ ٱلۡأَيۡمَنِ وَقَرَّبۡنَٰهُ نَجِيّٗا
Ne e thirrëm atë nga ana e djathtë e malit Tur, e afruam për t'i folur nga afër
عربي تفسیرونه:
وَوَهَبۡنَا لَهُۥ مِن رَّحۡمَتِنَآ أَخَاهُ هَٰرُونَ نَبِيّٗا
dhe, nga mëshira Jonë, i dhamë vëllanë e tij, Harunin, si profet.
عربي تفسیرونه:
وَٱذۡكُرۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ إِسۡمَٰعِيلَۚ إِنَّهُۥ كَانَ صَادِقَ ٱلۡوَعۡدِ وَكَانَ رَسُولٗا نَّبِيّٗا
Përmend në Libër edhe Ismailin! Ai ishte besnik ndaj premtimit dhe ishte i dërguar e profet.
عربي تفسیرونه:
وَكَانَ يَأۡمُرُ أَهۡلَهُۥ بِٱلصَّلَوٰةِ وَٱلزَّكَوٰةِ وَكَانَ عِندَ رَبِّهِۦ مَرۡضِيّٗا
Ai e urdhëronte familjen e vet që të falnin namazin e të jepnin zekatin dhe Zoti i tij ishte i kënaqur me të.
عربي تفسیرونه:
وَٱذۡكُرۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ إِدۡرِيسَۚ إِنَّهُۥ كَانَ صِدِّيقٗا نَّبِيّٗا
Përmend në Libër edhe Idrisin. Ai ishte besnik i vërtetë dhe profet.
عربي تفسیرونه:
وَرَفَعۡنَٰهُ مَكَانًا عَلِيًّا
Ne e ngritëm atë në një vend të lartë.
عربي تفسیرونه:
أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ أَنۡعَمَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِم مِّنَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ مِن ذُرِّيَّةِ ءَادَمَ وَمِمَّنۡ حَمَلۡنَا مَعَ نُوحٖ وَمِن ذُرِّيَّةِ إِبۡرَٰهِيمَ وَإِسۡرَٰٓءِيلَ وَمِمَّنۡ هَدَيۡنَا وَٱجۡتَبَيۡنَآۚ إِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُ ٱلرَّحۡمَٰنِ خَرُّواْۤ سُجَّدٗاۤ وَبُكِيّٗا۩
Këta janë profetët që Allahu i ka begatuar nga pasardhësit e Ademit, nga ata që i bartëm me Nuhun e nga pasardhësit e Ibrahimit e të Israilit (Jakubit) dhe nga ata që i udhëzuam e i zgjodhëm. Sa herë që u lexoheshin ajetet e të Gjithëmëshirshmit, ata binin në sexhde duke qarë.
عربي تفسیرونه:
۞ فَخَلَفَ مِنۢ بَعۡدِهِمۡ خَلۡفٌ أَضَاعُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَٱتَّبَعُواْ ٱلشَّهَوَٰتِۖ فَسَوۡفَ يَلۡقَوۡنَ غَيًّا
Por, pas tyre erdhën breza që lanë pas dore namazin dhe ndoqën epshet e veta, kështu që ata do të gjejnë dënimin,
عربي تفسیرونه:
إِلَّا مَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا فَأُوْلَٰٓئِكَ يَدۡخُلُونَ ٱلۡجَنَّةَ وَلَا يُظۡلَمُونَ شَيۡـٔٗا
përveç atyre që pendohen, besojnë dhe bëjnë vepra të mira, të atillët do të hyjnë në Xhenet dhe atyre nuk u bëhet asnjë padrejtësi,
عربي تفسیرونه:
جَنَّٰتِ عَدۡنٍ ٱلَّتِي وَعَدَ ٱلرَّحۡمَٰنُ عِبَادَهُۥ بِٱلۡغَيۡبِۚ إِنَّهُۥ كَانَ وَعۡدُهُۥ مَأۡتِيّٗا
në Xhenetet e Përjetësisë, që nuk i kanë parë, të cilat ua ka premtuar i Gjithëmëshirshmi robërve të Tij. Premtimi i Tij gjithsesi do të përmbushet.
عربي تفسیرونه:
لَّا يَسۡمَعُونَ فِيهَا لَغۡوًا إِلَّا سَلَٰمٗاۖ وَلَهُمۡ رِزۡقُهُمۡ فِيهَا بُكۡرَةٗ وَعَشِيّٗا
Ata nuk do të dëgjojnë në të asnjë fjalë të kotë, përveç selamit (përshëndetjes së paqes) dhe do t'u sillet ushqimi në mëngjes e në mbrëmje.
عربي تفسیرونه:
تِلۡكَ ٱلۡجَنَّةُ ٱلَّتِي نُورِثُ مِنۡ عِبَادِنَا مَن كَانَ تَقِيّٗا
Ky pra është Xheneti, të cilin do t'ua japim si trashëgim robërve Tanë që janë të devotshëm.
عربي تفسیرونه:
وَمَا نَتَنَزَّلُ إِلَّا بِأَمۡرِ رَبِّكَۖ لَهُۥ مَا بَيۡنَ أَيۡدِينَا وَمَا خَلۡفَنَا وَمَا بَيۡنَ ذَٰلِكَۚ وَمَا كَانَ رَبُّكَ نَسِيّٗا
(Xhibrili tha:) "Ne zbresim vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket gjithçka që është para nesh, gjithçka që është pas nesh dhe gjithçka që është në mes. Zoti yt nuk harron kurrë.
عربي تفسیرونه:
 
د معناګانو ژباړه سورت: مریم
د سورتونو فهرست (لړلیک) د مخ نمبر
 
د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی - د ژباړو فهرست (لړلیک)

دا ژباړه د مرکز رواد الترجمة ټیم لخوا د ربوہ د تبلیغ ټولنې او د اسلامي منځپانګې د خدماتو ټولنې په همکارۍ شوې.

بندول