Check out the new design

د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی * - د ژباړو فهرست (لړلیک)


د معناګانو ژباړه سورت: مریم   آیت:
أَفَرَءَيۡتَ ٱلَّذِي كَفَرَ بِـَٔايَٰتِنَا وَقَالَ لَأُوتَيَنَّ مَالٗا وَوَلَدًا
A e ke parë atë që i mohon ajetet Tona dhe thotë: "Me siguri mua do të më jepet pasuri dhe fëmijë (nëse ringjallem)?
عربي تفسیرونه:
أَطَّلَعَ ٱلۡغَيۡبَ أَمِ ٱتَّخَذَ عِندَ ٱلرَّحۡمَٰنِ عَهۡدٗا
A mos e ka parë të fshehtën apo ka marrë ndonjë premtim nga i Gjithëmëshirshmi?
عربي تفسیرونه:
كَلَّاۚ سَنَكۡتُبُ مَا يَقُولُ وَنَمُدُّ لَهُۥ مِنَ ٱلۡعَذَابِ مَدّٗا
Kurrsesi! Ne do t'i shkruajmë ato që ai thotë dhe do t'ia zgjatim dënimin.
عربي تفسیرونه:
وَنَرِثُهُۥ مَا يَقُولُ وَيَأۡتِينَا فَرۡدٗا
Ne do të trashëgojmë atë për të cilën flet dhe ai do të vijë te Ne i vetëm.
عربي تفسیرونه:
وَٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ ءَالِهَةٗ لِّيَكُونُواْ لَهُمۡ عِزّٗا
Ata kanë marrë zota të tjerë në vend të Allahut, që të jenë ndihmës të tyre.
عربي تفسیرونه:
كَلَّاۚ سَيَكۡفُرُونَ بِعِبَادَتِهِمۡ وَيَكُونُونَ عَلَيۡهِمۡ ضِدًّا
Kurrsesi! Ata do ta mohojnë adhurimin e tyre dhe do të jenë armiq të tyre.
عربي تفسیرونه:
أَلَمۡ تَرَ أَنَّآ أَرۡسَلۡنَا ٱلشَّيَٰطِينَ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ تَؤُزُّهُمۡ أَزّٗا
A nuk e sheh se Ne dërguam shejtanët kundër jobesimtarëve, për t'i shtyrë vazhdimisht në gjynahe?
عربي تفسیرونه:
فَلَا تَعۡجَلۡ عَلَيۡهِمۡۖ إِنَّمَا نَعُدُّ لَهُمۡ عَدّٗا
Pra, mos kërko shkatërrimin e shpejtë të tyre, se, në të vërtetë, Ne po ua numërojmë atyre ditët!
عربي تفسیرونه:
يَوۡمَ نَحۡشُرُ ٱلۡمُتَّقِينَ إِلَى ٱلرَّحۡمَٰنِ وَفۡدٗا
Ditën kur do t'i tubojmë të devotshmit para të Gjithëmëshirshmit si mysafirë të nderuar,
عربي تفسیرونه:
وَنَسُوقُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ إِلَىٰ جَهَنَّمَ وِرۡدٗا
kurse keqbërësit do t'i çojmë në Xhehenem si një tufë e etur.
عربي تفسیرونه:
لَّا يَمۡلِكُونَ ٱلشَّفَٰعَةَ إِلَّا مَنِ ٱتَّخَذَ عِندَ ٱلرَّحۡمَٰنِ عَهۡدٗا
Askush nuk do të ketë mundësi të ndërmjetësojë, përveç atyre që kanë marrë premtim nga i Gjithëmëshirshmi.
عربي تفسیرونه:
وَقَالُواْ ٱتَّخَذَ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَلَدٗا
Ata thonë: "I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë."
عربي تفسیرونه:
لَّقَدۡ جِئۡتُمۡ شَيۡـًٔا إِدّٗا
Ju keni thënë diçka të tmerrshme,
عربي تفسیرونه:
تَكَادُ ٱلسَّمَٰوَٰتُ يَتَفَطَّرۡنَ مِنۡهُ وَتَنشَقُّ ٱلۡأَرۡضُ وَتَخِرُّ ٱلۡجِبَالُ هَدًّا
nga e cila veç sa nuk copëtohen qiejt, Toka veç sa nuk çahet dhe malet veç sa nuk bien të thërrmuara,
عربي تفسیرونه:
أَن دَعَوۡاْ لِلرَّحۡمَٰنِ وَلَدٗا
sepse ata i veshin të Gjithëmëshirshmit fëmijë.
عربي تفسیرونه:
وَمَا يَنۢبَغِي لِلرَّحۡمَٰنِ أَن يَتَّخِذَ وَلَدًا
Të Gjithëmëshirshmit nuk i shkon të ketë fëmijë.
عربي تفسیرونه:
إِن كُلُّ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ إِلَّآ ءَاتِي ٱلرَّحۡمَٰنِ عَبۡدٗا
Çdokush që është në qiej e në Tokë, patjetër do të vijë tek i Gjithëmëshirshmi si rob.
عربي تفسیرونه:
لَّقَدۡ أَحۡصَىٰهُمۡ وَعَدَّهُمۡ عَدّٗا
Ai i ka përfshirë dhe i ka numëruar të gjithë me saktësi.
عربي تفسیرونه:
وَكُلُّهُمۡ ءَاتِيهِ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فَرۡدًا
Secili prej tyre do të vete i vetëm para Tij në Ditën e Kiametit.
عربي تفسیرونه:
 
د معناګانو ژباړه سورت: مریم
د سورتونو فهرست (لړلیک) د مخ نمبر
 
د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی - د ژباړو فهرست (لړلیک)

دا ژباړه د مرکز رواد الترجمة ټیم لخوا د ربوہ د تبلیغ ټولنې او د اسلامي منځپانګې د خدماتو ټولنې په همکارۍ شوې.

بندول