Check out the new design

د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی * - د ژباړو فهرست (لړلیک)


د معناګانو ژباړه سورت: مریم   آیت:
فَكُلِي وَٱشۡرَبِي وَقَرِّي عَيۡنٗاۖ فَإِمَّا تَرَيِنَّ مِنَ ٱلۡبَشَرِ أَحَدٗا فَقُولِيٓ إِنِّي نَذَرۡتُ لِلرَّحۡمَٰنِ صَوۡمٗا فَلَنۡ أُكَلِّمَ ٱلۡيَوۡمَ إِنسِيّٗا
Ha, pi dhe gëzohu! Nëse sheh ndonjë njeri, thuaji: "Unë jam zotuar para të Gjithëmëshirshmit se do të përmbahem nga të folurit, prandaj nuk do t'i flas sot asnjë njeriu."
عربي تفسیرونه:
فَأَتَتۡ بِهِۦ قَوۡمَهَا تَحۡمِلُهُۥۖ قَالُواْ يَٰمَرۡيَمُ لَقَدۡ جِئۡتِ شَيۡـٔٗا فَرِيّٗا
Pastaj, ajo erdhi te populli i saj duke e mbajtur atë. Ata i thanë: "Oj Merjeme, paske bërë diçka të tmerrshme!
عربي تفسیرونه:
يَٰٓأُخۡتَ هَٰرُونَ مَا كَانَ أَبُوكِ ٱمۡرَأَ سَوۡءٖ وَمَا كَانَتۡ أُمُّكِ بَغِيّٗا
Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i keq, as nëna jote nuk ishte e pandershme."
عربي تفسیرونه:
فَأَشَارَتۡ إِلَيۡهِۖ قَالُواْ كَيۡفَ نُكَلِّمُ مَن كَانَ فِي ٱلۡمَهۡدِ صَبِيّٗا
Ajo bëri me shenjë drejt të birit. Ata thanë: "Si t'i flasim një foshnje në djep?"
عربي تفسیرونه:
قَالَ إِنِّي عَبۡدُ ٱللَّهِ ءَاتَىٰنِيَ ٱلۡكِتَٰبَ وَجَعَلَنِي نَبِيّٗا
Ai (Isai) tha: "Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë Librin dhe më ka bërë profet.
عربي تفسیرونه:
وَجَعَلَنِي مُبَارَكًا أَيۡنَ مَا كُنتُ وَأَوۡصَٰنِي بِٱلصَّلَوٰةِ وَٱلزَّكَوٰةِ مَا دُمۡتُ حَيّٗا
Ai më ka bërë të bekuar kudo që të jem, më ka urdhëruar me namaz e zekat sa të jem gjallë
عربي تفسیرونه:
وَبَرَّۢا بِوَٰلِدَتِي وَلَمۡ يَجۡعَلۡنِي جَبَّارٗا شَقِيّٗا
dhe më ka bërë të sjellshëm ndaj nënës sime e nuk më ka bërë mendjemadh e të padëgjueshëm."
عربي تفسیرونه:
وَٱلسَّلَٰمُ عَلَيَّ يَوۡمَ وُلِدتُّ وَيَوۡمَ أَمُوتُ وَيَوۡمَ أُبۡعَثُ حَيّٗا
Paqja qoftë mbi mua ditën që linda, ditën që do të vdes dhe ditën që do të ringjallem."
عربي تفسیرونه:
ذَٰلِكَ عِيسَى ٱبۡنُ مَرۡيَمَۖ قَوۡلَ ٱلۡحَقِّ ٱلَّذِي فِيهِ يَمۡتَرُونَ
Ky pra është Isai, i biri i Merjemes, është fjala e vërtetë në të cilën dyshojnë.
عربي تفسیرونه:
مَا كَانَ لِلَّهِ أَن يَتَّخِذَ مِن وَلَدٖۖ سُبۡحَٰنَهُۥٓۚ إِذَا قَضَىٰٓ أَمۡرٗا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ
Nuk i takon Allahut të ketë fëmijë. I patëmeta është Ai! Kur vendos të bëjë diçka, vetëm i thotë: "Bëhu!" dhe bëhet.
عربي تفسیرونه:
وَإِنَّ ٱللَّهَ رَبِّي وَرَبُّكُمۡ فَٱعۡبُدُوهُۚ هَٰذَا صِرَٰطٞ مُّسۡتَقِيمٞ
Pa dyshim, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhurojeni Atë. Kjo është rruga e drejtë.
عربي تفسیرونه:
فَٱخۡتَلَفَ ٱلۡأَحۡزَابُ مِنۢ بَيۡنِهِمۡۖ فَوَيۡلٞ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن مَّشۡهَدِ يَوۡمٍ عَظِيمٍ
Por, sektet nga mesi i tyre u përçanë (lidhur me të). Pra, mjerë jobesimtarët nga ndodhitë e një Dite të madhe!
عربي تفسیرونه:
أَسۡمِعۡ بِهِمۡ وَأَبۡصِرۡ يَوۡمَ يَأۡتُونَنَا لَٰكِنِ ٱلظَّٰلِمُونَ ٱلۡيَوۡمَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ
Sa mirë do të dëgjojnë e do të shohin Ditën që do të vijnë te Ne, por sot zullumqarët janë në një humbje të qartë.
عربي تفسیرونه:
 
د معناګانو ژباړه سورت: مریم
د سورتونو فهرست (لړلیک) د مخ نمبر
 
د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی - د ژباړو فهرست (لړلیک)

دا ژباړه د مرکز رواد الترجمة ټیم لخوا د ربوہ د تبلیغ ټولنې او د اسلامي منځپانګې د خدماتو ټولنې په همکارۍ شوې.

بندول